Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Varhelyi ende pa një përfundim: Nëse nuk ndalohen koalicionet paszgjedhore do e shohim me mend

7 Tetor 2020, 16:45 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Varhelyi ende pa një përfundim:

TIRANË– Dje tha se do ta shihte vetë nga afër ç’fshihej pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor por sërish Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nuk e ka krijuar një mendim. Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ai tha se nëse ndryshimet do të lejojnë koalicionet paszgjedhore, BE të reagojë me “mendje të hapur”.

PYETJE: Thatë se do të vinit në terren për të marrë nëse është shkelur 5 qershorit me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, paraprakisht a keni një mendim?

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi: Po analizojmë votimin, por mund të them diçka. Përsëris atë që thashë dje, nëse nuk ndalohen koalicionet paszgjedhore, ne mund ta shohim me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione para apo pas.

Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi sjell progres raportin në Tiranë. Fjalim në Kuvend, takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha. I qartë se kusht për çeljen e negociatave është implementimi i Reformës Zgjedhore. Sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, ai u shpreh se ende nuk e kishte krijuar një opinion përfundimtar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane edi rama olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll