Politike

‘Ekonomia’/ Rama: Rrisim rrogat me 40% për mjekët dhe 15% për infermierët, zgjeruam fondin, paga e re minimale hyn në f

6 Tetor 2020, 11:12 Nga DOSJA
‘Ekonomia’/ Rama: Rrisim rrogat me 40% për mjekët dhe 15%

TIRANË- 40% rritje pagash për mjekët dhe 15% për mësuesit. Ky është vendimi i fundit i qeverisë për rritjen e pagave në administratë. Nga salla e hartave në kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj, njoftuan hapat e fundit në mbështetjen e ekonomisë. Në fillim të kësaj konference Rama ribëri premtimin se më 1 janar 2021, do të hyjë në fuqi, paga e re minimale, e caktuar tashmë prej 30 mijë lekëve të reja. Rama foli për pensionistët, për të cilët tha se duhet të presin vitin 2021 për t’ju rritur pensionet. Rama mbrojti sot sërish taksën progresive dhe buxhetin për pagat. Rama tha nga 450 milionë dollarë, fondi i pagave ka shkuar në 710 milionë dollarë. Ndërsa për taksën progresive, kryeministri tha se javën e ardhshme do të ketë një rishikim të taksimit të ndershëm, dhe nuk harroi të sulmonte kundërshtarët se iu kanë marrë qytetarëve para, duke iu rënduar xhepat përmes taksës së sheshtë. Rama foli edhe për sistemin ETIAS, i vendosur nga BE nga vitit 2023 dhe tha se bëhet fjalë për një sistem vizash, por për një aplikim online nga banorët e vendeve që s’kanë nevojë për vizë, dhe lidhet me sigurinë e BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. I pyetur për mjekët dhe koncesionet, Rama i mbrojti sërish PPP-të e qeverisë. Ai tha se Shqipëria ka një sistem të ngritur shëndetësor dhe se PS ka bërë në 7 vite, në aparatura dhe infrastrukturë, atë që nuk është bërë për vite me radhe. Një koment e pati edhe për presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se është problem “ekonomik” dhe e barazoi me termin “fatkeqësi natyrore”, njësoj si ministri serb, Aleksandër Vulin. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama konferencë 6 tetor 2020 rritja e pagave per mjeket edi rama rama konferencë 6 tetor 2020 rritja e pagave per mjeket

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 11:00

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me emrat e 97 deputetëve që një ditë më parë votuan pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Metës, ...