Politike

6 Tetor 2020, 11:00 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me emrat e 97 deputetëve që një ditë më parë votuan pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas Metës, kjo listë, përmban personat që kanë ngritur dorën për të bllokuar integrimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Kjo është lista e 97 emrave që kanë ngritur dorën për të bllokuar integrimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.Ja reagimi i PPE, pas këtij akti të turpshëm: “Duke votuar shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Europian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet. ME KËTË VEPRIM RAMA QARTËSISHT PENGON INTEGRIMIN EUROPIAN TË SHQIPËRISË. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE. Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. NE I BËJMË THIRRJE PRESIDENTIT T’I KTHEJË LIGJIN E SOTËM PARLAMENTIT. NE I BËJMË THIRRJE KRYEMINISTRIT RAMA TË RISHIKOJË POZICIONIN E TIJ PËR HIR TË SË ARDHMES EUROPIANE TË POPULLIT SHQIPTAR”. KOHA PËR REFLEKTIM! THELLOHUNI PARA SE TË JETË SHUMË VONË!”– shkruan Meta teksa publikon listën me emra.

Lista e plotë

 ME MANDATE ANTIKUSHTETUESE

1.Klajdi Qama

2.Majlinda Halilaj

3.Selami Jenishehri

4.Nimet Musaj

5.Aurora Mara

6.Edmond Rrushi

7.Krenar Rryçi

8.Nikolin Staka

9.Vasil Sterjovski

10.Edmond Stojku

11.Ylli Shehu

12.Ramazan Gjuzi

13.Eugen Bojaxhiu

14.Ediola Braha

15.Arlind Çaçani

16.Arben Elezi

Ky reagim vjen një ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro. Ky miratim ka shkaktuar reagime të ashpra nga faktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. SHBA me gjuhë të fortë akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar rregullat e lojës. Ndërsa eurodeputeti Michael Gahler ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të kthejë në Kuvend ligjin. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur në fitoren e opozitës pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor edi rama ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll