Politike

‘Përgjimet ambientale i marrin vetëm komisarët’/ Miratohen ndryshimet në Policinë e Shtetit: Policët mund të ‘zhvis

6 Tetor 2020, 10:47 Nga DOSJA
‘Përgjimet ambientale i marrin vetëm komisarët’/

TIRANË- Ditën sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit. Me ndryshimet e reja Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sqaroi se përgjimet ambientale do të kërkojnë vetëm komisarët.

“Keni drafitn e vjetër që tashmë tek i riu nuk figurojnë më. Ligji aktualisht sot siç është në përgjithësi  flet për përgjim ambiental. ligji i ri është ndryshim tërësor. Nuk flet më për përgjim. Është superrregulluar dhe është modifikuar në ekstremin e mundshëm. Vetëm komisarët mund të kërkojnë përgjim ambiental. Përgjimet ambientale nuk janë përdorur nga policia”, tha Lleshaj.

Po kështu, punonjësit e policisë do kenë mundësi të ngrihen në detyra shtetërore, me kushtin për të hequr dorë nga statusi i policit, për t’u punësuar si civil.

“Iniciativa për të hapur një mundësi tranferimi nuk ka të bëjë me ndëshkim. Ne besojmë që kjo do bëhet përmes rregullimit me vendim të qeverisë. Ne mund të vendosim veten në kushte fantazie për të parë se çfarë mund të shkojë keq. Ligji i sotëm për policinë  e shtetit ka një ne që shumë pak  e dinë. Neni  që përcakton statusin e policisë së shtetit. Aty thotë punonjësi i policisë së shtetit  gëzon statusin e nëpunësit cilil . Nuk është ushtarak. Nuk është se do të ketë humbje ose rrezikim nga ky nen”, shtoi Lleshaj.

Në fund të fjalës së tij, ministri theksoi se në shkolla do të shërbejnë si punonjës sigurie, policët në moshë të thyer.

“Do të paraqesim një nismë për sigurinë në shkolla. Në shkolla policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie”, tha Lleshaj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve ndryshimet në policinë e shtetit sander lleshaj ulsi manja komisioni i ligjeve ndryshimet në policinë e shtetit sander lleshaj ulsi manja

Sondazh

Poll