Dëbuan Rudina Hajdarin, Pano Soko: Jemi keqkuptuar, ne do të jemi në garën e 25 prillit, por pa deputeten
6 Tetor 2020, 10:37Nga DOSJA
TIRANË– Pano Soko, ka reaguar pas lajmeve të përjashtimit të deputetes Rudina Hajdari nga Nisma Thurje. Në një status në rrjetet sociale, Soko shkruan se është e vërtetë që bashkëpunimi ne Hajdarin është ndërprerë, por që Nisma Thurje do të jetë në garën e 25 prillit. Ai shton gjithashtu se po eksplorojnë të gjitha format e mundshme dhe se do t’i prezantojë për publikun, kur t’i kenë gati.
“Për të sqaruar gjithë publikun në lidhje me një lajm që qarkullon për mos marrjen pjesë të Nismës Thurje në zgjedhjet e 25 Prillit. Lajmi është keqintepretuar. Unë kam thënë që Nisma Thurje patjetër që do të çojë përpara të gjitha angazhimet që ka ndërmarrë përpara publikut për çuarjen deri në fund të atyre që ne i konsiderojmë si pika kyçe të ndryshimit rrënjësor të sistemit aktual politik që përfshijnë sistemin elektoral proporcional kombëtar me lista të hapura, ligji për referendumet dhe ligji për partitë politike, si dhe gjithë propozimet e Kartës 2020, duke i përkthyer në ofertë politike në zgjedhjet e 2021. Forma se si, është për t’u vendosur nga të gjithë ne, në kuadër të zhvillimeve të fundit të kodit elektoral. Formati i një partie tradicionale nuk është ai që ne do të zgjedhim, sepse është kundër filozofisë sonë. Bashkarisht jemi duke eksploruar gjithë format e mundshme dhe do t’i prezantojmë për të gjithë publikun kur t’i kemi gati. Por që ne do të luftojmë deri në fund, do të shkojmë në garën e 25 Prillit, me qëllimin e vetëm për të mbajtur angazhimet tona, kjo është e sigurtë!”– shkruan Soko.
Më herët, Pano Soko, një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, në edicionin e lajmeve në EuroNeës, deklaroi që pas ngjarjeve të djeshme në parlament, nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me deputeten. Rudina Hajdari, ndërkohë u shpreh se nuk ishte vënë në dijeni për këtë vendim.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Sot Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014, “Për policinë e shtetit”, të ndry...
TIRANË– Komisioni Evropian ka publikuar progresraportin për vitin 2020 për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë. Dosja.al ka siguruar raportin e plotë, ku K...
TIRANË- Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi veprimet e qeverisë socialiste në Shqipëri, në lëvizjen e tyre ...
FUSHË KRUJË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar ditën e sotme takimet me bizneset. Sot, kryedemokrati është ndalur në Fushë-Krujë,...
TIRANË- “Nisma Thurje” dëbon deputeten Rudina Hajdari. Pano Soko, një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, në edicionin e lajmeve në EuroNews, la të kuptohej q...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta e ka quajtur miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, një vetëdemaskim të “Rilindjes”, ku u shkatërrua marrëveshja e 5 Qershorit. Nëp...
TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vijë nesër në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare dhe të një turi rajonal. Lajmin për vizitën ...
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla ka kërkuar ndjesë për votën që ka dhënë për ILir Metën, në kohën që u zgjodh President.Në një li...