Politike

Nga artistët e mjekët, tek akademikët dhe aktivistët e luftës, Veliaj u vendos rrugëve të Tiranës emrat e personalitetev

5 Tetor 2020, 13:38 Nga DOSJA
Nga artistët e mjekët, tek akademikët dhe aktivistët e

TIRANË- Emrat e disa prej artistëve dhe personaliteteve të njohura, që kanë dhënë kontributin e tyre në Tiranë, do të vendosen nga sot në rrugët e kryeqytetit. Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton në mbledhjen e sotme emërtimet e disa rrugëve me emrat e artistëve, aktivistëve të luftës, klerit, sportit dhe të personaliteteve të tjera të nderuara.

Aktori i madh, Naim Frashëri, tenori Gaqo Çako, aktorët Demir Hyskja dhe Met Bega, apo personalitete e artistë si Ndoc Mark Deda, Vera Blloshmi etj., janë disa prej emrave të njohur që do të mbajnë rrugët e kryeqytetit.

Në këtë 100-vjetor të Tiranës si kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të nderojë edhe aktivistë të luftës nacionalçlirimtare, sikurse Hamit Mëzezi, Drita Kosturi, Zef Mala etj. Një vend të veçantë i është kushtuar edhe respektimit të klerit, i cili ka kontribuar në ruajtjen e harmonisë fetare dhe në promovimin e saj si një vlerë e veçantë e popullit tonë. Me vendim të Këshillit Bashkiak, dy rrugë të kryeqytetit do të mbajnë emrin “Haxhi Selim Muça” dhe “Emanuele Xhordano”.

Naim S. Frashëri

Gaqo Çako

Vera Blloshmi

Demir Hyskja

Met Bega

Liri Belishova

Lin Delija

Ksanthipi Begeja

Kristo Nakuçi

Drita Kosturi

Ndoc Mark Deda

Mediha Jasa

Qamil Poda

Mihal Gjika

Alfred Uçi

Muharrem Çaushi

Bujar Doko

Hamit Mëzezi

Emanuele Xhordano

Muhamet Malo

Fiqiri Xhaferri

Robert Andoni

Haxhi Selim Muça

Osman Çali

Lord Beaconsfield

Jakob Fallmerayer

Allan Ducellier

Kristaq Prifti

Eleni Duka

Selaudin Toto

Envere Toto

Selfixhe Broja

Myqerem Janina

Hëna Spahiu

Kaliopi Nushi

Skënder Hajro

Naxhije Duma

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj gaqo çako ndoc mark deda vera blloshmi erion veliaj gaqo çako ndoc mark deda vera blloshmi

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 11:38

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat me Presidentin Ilir Meta, edhe jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Përpara mediave, Rama u shpreh ...