Politike

“Kjo është rrugaçëri”, Rama vë në “sedër” Hajdarin dhe opozitën parlamentare: Gjuha ime ju thyen kockat, s’i k

5 Tetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
“Kjo është rrugaçëri”, Rama vë në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe indirekt sherrin mes Damian Gjiknurit dhe Halit Valterit. Rama tha se opozita nervozohet dhe bëhet e papërmbajtur se ai “ju thyen kockat” atyre me oratorinë prej politikani, ndërsa opozita në Kuvend me gjuhen prej rrugaçësh thyen vetëm themelet e bashkëjetesës dhe edukatës elementare.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Ka një ndryshim të madh mes nesh jush dhe atyre jashtë. Nëse më gjeni njëherë, qoftë edhe Saliut duke i thënë je kriminel, narkoman, keni të drejtë të thoni jemi njësoj. Por këto nuk janë fjalë që dalin nga goja e dikujt që përfaqëson të tjerë. Kjo është rrugaçëri, më vjen keq për zonjat që i përdorin këto fjalë. Por këto vetëm një rrugaç i përdor. Nëse këto fjalë janë të vërteta për një politikan, ai atëherë nuk e ka më vendin këtu. Nëse unë do të mendoja si ata, s’do të isha këtu. Gjuha shqipe, kocka ka e kocka thyen. Gjuha ime ua thyen kockat juve, në sensin e oratorisë politike. Ndërsa gjuha juaj nuk thyen kocka, por thyen themelin e bashkëjetesës dhe normat elementare të edukatës të së jetuarit së bashku, dhe thyen kontratën tuaj me fëmijët. Habitem çfarë iu thoni fëmijëve kur shkoni në shtëpi, pasi ju dëgjojnë duke lehur, që atë që nuk e duan, atë që nuk janë dakord, ta shohin si pre e ti turren e ti thonë gjithë të zezat. Kështu do i mbani ju shqiptarët?! Juve ju ra bingo, gëzojuni bingos. Por mos u bëni si ata që venin vinin baste, ato 5 lekë që fitonin i harxhonin për raki. Kujtoni se do hidhni zara në kurrizin tonë.

Lajmi kryesor: Debate të forta dhe akuza/ Kuvendi miraton me 97 vota Kodin e ri Zgjedhor, Rama: Meta takohet skutave me trafikantët e OFL-së, por kjo gjuhë s’i shkon me PS… sot votojmë ‘frigoriferin’ e SHQUP (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 edi rama ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll