Aktualitet

Iu gjetën 8000 paund në makinë, procedohet penalisht 35-vjeçari në Berat

5 Tetor 2020, 11:03 Nga DOSJA
Iu gjetën 8000 paund në makinë, procedohet penalisht

BERAT– Një 35-vjeçar është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrolleve të ushtruar nga policia u gjetën 8000 paund në mjetin etij. Sipas policisë vlera monetare e gjetur në automjetin e shtetasit F.D u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me makinën.

Blutë bëjnë me dije se 35-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik godet një rast të pastrimit të produktit të veprës penale. Sekuestrohen 8000 paund dhe një automjet.

Procedohet penalisht 35-vjeçari, poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin F. D., gjetën 8000 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, u procedua penalisht F. D., për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat procedohet penalisht 35 vjecari berat procedohet penalisht 35 vjecari

Sondazh

Poll