Aktualitet

“Po më vdesin 2 fëmijët, i lutem Ramës të mos tallet” /Lulzim Miraka me lot në sy para Kryeministrisë: Më ndihmoni,

5 Tetor 2020, 09:49 Nga DOSJA
“Po më vdesin 2 fëmijët, i lutem Ramës të mos

TIRANË- Lulzim Miraka, babai i dy fëmijëve të sëmurë, 13 dhe 15 vjeç, i kërkon ndihmë Edi Ramës që sigurojë mjekimin për ta. Para derës së Kryeministrisë babai me lot në sy u shpreh se fëmijët e tij janë në gjendje të rëndë dhe kanë nevojë urgjente për transplant veshkash.

“Me 100 mijë lekë në muaj çfarë do bëj. I lutem Edi Ramës që të më ndihmojë. Kërkoj që të më sigurojë një mjekim për fëmijët. Fëmijët kanë nevojë urgjente për transplant veshkash. Vajza është në dializë, derisa erdhëm këtu ajo volli. Nuk mund të shkoj sërish në spital, e vetmja zgjidhje që më kanë lënë është të shkoj në shtëpi, ku do të vdesin fëmijët. Po më vdesin fëmijët. Nga Kryeministria më thanë që do të shikojmë çështjen.”, u shpreh ai. 

Ai i bëri thirrje edhe Presidentit që të ndihmojë për kurimin e fëmijëve dhe u lut të të mos tallen me hallin e tij.

“Thjesht po ju lutem, nuk protestoj, po ju përgjërohem, është lutje nga ana ime të më dëgjojnë se nuk kam ku t’i coj. Të më ndihmojnë t’i kuroj, jo të tallen. Janë tallur. E di çdo të thotë ta mbash tjetrin 9 muaj pa kurë në spital. Po i them si i pari vendit dhe Presidentit dhe kryeministrit se e di që nuk e kanë marrë. Ta dëgjojnë fjalën time. Ta dëgjojnë fjalën time se kam dy fëmijë sic i kanë ata që i ledhatojnë natë për natë. Çdo shqiptari i lutem të më ndihmojë. Nuk kam ardhur për të protestuar”, tha Miraka.

Miraka prej më shumë se 10 muajsh endet dyerve të spitalit të QSUT-së, pasi të dy fëmijët e tij janë diagnostikuar me një sëmundje të rrallë në veshka dhe duhet të kryejnë transplant. Ai ka treguar se fëmijët e tij nuk kanë patur asnjë shenjë të sëmundjes së veshkave, e megjithatë doktorët këmbëngulin se ata kanë nevojë për transplant. Ministria e Shëndetësisë tha se ka nisur hetimin për çështjen, por ende nuk është bërë asgjë konkrete. Tashmë vajza e tij dhe djali i tij ndodhen jashtë spitalit dhe sytë i kanë nga shteti.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim miraka lulzim miraka

Sondazh

Poll