Aktualitet

Padi ndaj KLGJ-së/ Apeli Administrativ rrëzon poshtë pretendimet e gjyqtarëve

5 Tetor 2020, 09:49 Nga DOSJA
Padi ndaj KLGJ-së/ Apeli Administrativ rrëzon poshtë pretendimet

TIRANË- Gjyqtarët e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, nuk kanë fituar të drejtën për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë, në sektorin administrativ dhe atë civil. Pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që mos  t’i përfshinte në ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, ata vendosën që ta apelojnë vendimin në Gjykatën Administrative.

Pas shqyrtimit të çështjeve, Apeli Administrativ ka vendosur që t’i japë të drejtë KLGJ-së, dhe të rrëzojë padinë e bërë nga gjyqtarët. Objekti i padisë ishte:

“Shfuqizimi i vendimit 268, datë 07.08.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që ka vendosur mospërfshirjen e z.Dhimitër Lara në listën e kandidatëve për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për dy pozicione të lira në fushën e së drejtës administrative, për një pozicion të lirë në fushën e së drejtës civile dhe për katër pozicione të lira në fushën e së drejtës penale”.

Ndërkohë që në vendimin e Apelit Administrativ thuhet se:

 “Rrëzimin e padisë. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda 30 ditëve. Vendimi u shpall më datë 30/09/ 2020”. Ndërkohë, theksojmë që dy paditë e bëra nga Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, kishin penguar punën e KLGJ për të vijuar me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Dollani dhe Lara janë skualifikuar nga gara për të qenë gjyqtar administrativ dhe civil.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimiter lara saida dollani dhimiter lara saida dollani

Sondazh

Poll