Aktualitet

Nami në Lezhë/ Policia arreston 3 persona, vendos 840 gjoba dhe heq 84 patenta gjatë kontrolleve në  fundjavë

5 Tetor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Nami në Lezhë/ Policia arreston 3 persona, vendos 840 gjoba dhe heq 84

LEZHË– Policia Rrugore e Lezhës ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar penalisht 8 shtetas të tjerë, gjatë kontrolleve që ka kryer në fundjavë. Po ashtu policia bën të ditur se si pasojë e kontrolleve janë vendosur 840 gjoba dhe janë hequr 84 leje drejtimi. Ndërkohë bëhet e ditur se  janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 17 shtetas.

Njoftimi i Policisë

Policia Rrugore e Lezhës vijon kontrollet me radar, drager dhe dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë fundjavës janë proceduar penalisht 8 shtetas, konkretisht 3 janë arrestuar dhe 5 të tjerët ndiqen në gjendje të lirë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë javës janë tërhequr 84 leje drejtimi, janë vendosur 840 masa administrative, 306 për tejkalim shpejtësie, 183 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme, ndërsa 351 për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor.

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 17 shtetas.

Janë arrestuar nga Policia shtetasit:

–  A. G., K. D. dhe T. B., banues në Lezhë dhe Kurbin, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi ose në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë  të parregullt”.

Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore ne lezhe policia rrugore ne lezhe

Sondazh

Poll