Aktualitet

Shkak defekti teknik, merr flakë në lëvizje makina në fshatin Ibë të Tiranës 

5 Tetor 2020, 10:34 Nga DOSJA
Shkak defekti teknik, merr flakë në lëvizje makina në

TIRANË- Ditën e sotme në fshatin Ibë të Tiranës, një makinë ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje. Policia bën të ditur se mjeti është përfshirë nga zjarri për shkak të një defekti teknik që ka pasur mjeti tek motori.

Po ashtu bëhet e ditur se për fat të mirë shtetasi me iniciale T.Xh, që po e drejtonte është mirë. Ndërkohë Shërbimet e zjarrfikëses arritën menjëherë në vendngjarje ku dhe bën të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi 

Tiranë/Informacion paraprak

Me date 05.10.2020, rreth orës 12:10, në fshatin Ibë, si pasojë e një defekti teknik në pjesen e motorrit, ka marrë flake në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin T.Xh, ku ka vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake motori ne ibe merr flake motori ne ibe

Sondazh

Poll