Aktualitet

Masakra për kanabisin në Shkodër, Artan Hoxha: Nuk u zunë për një femër, do kishim trupat…burimet policore kanë ‘rrj

5 Tetor 2020, 09:54 Nga DOSJA
Masakra për kanabisin në Shkodër, Artan Hoxha: Nuk u zunë

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur poshtë versionin e deklaruar në polici nga vëllai i njërit prej tre të zhdukurve në Shkodër, i cili është shprehur se janë zënë për një femër. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se nuk ka asnjë sherr banal për femra dhe se konfliktet për kanabisin, të cilat ai vetë i denoncoi një natë më parë, nuk mund të mbulohen në këtë formë. Hoxha shton gjithashtu se burimet policore që shpërndajnë këto informacionë në media, janë të rrjedhura, pasi sipas tij, Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë zhdukur pas sherreve për kanabisin e mbjellë.

Motivet e dobeta”, nuk i mbulojnë dot parcelat me kanabisin e rritur, sa nje bredh…Me ne fund, edhe pse me nje dite vonese, policia konfirmon ngjarjen e ndodhur ne nje zone malore, ne Malesine e Madhe, te cilen e publikova dje. Madje publikon emrat e personave te dyshuar, si te zhdukur prej 48 oresh tashme, te cilet jane te njejte me ato qe deklarova ne shkrimin e djeshem. Por me terheq vemendjen nje detaj, ne dukje i “parendesishem”. “Burime policore” kane nisur te “rrjedhin” ne media, se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, deri dhe te konflikti per nje femer… Nese ngjarja do te kishte ndodhur per motive te dobta, minimalisht ne tashme do te kishim kufomat, madje do te ishte kryer dhe ceremonia mortore, sepse ngjarja ka ndodhur te shtunen ne mesdite. Gjithsesi, “burimet policore”, qe po sakrifikojne te “rrjedhin” informacion per mediat, ne lidhje me motivet, te dobta apo te shendosha, nuk i mbulojne dot parcelat me kanabis ne zonen pyjore ku ka ndodhur ngjarja…. Jeta e çdo shqiptari eshte shume e shtrenjte, dhe nuk meriton te humbet per çfaredo motiv, qofte ky i dobet apo i shendoshe, madje dhe nje parcele me kanabis…”- shkruan Hoxha në një status. 

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej dy ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin. Konkretisht Vilsoni dhe Klementi akuzonin Danielin se u kishte vjedhur kanabis nga parcelat dhe e kanë rrahur atë. Ky i fundit, mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi. Babai i Klementit kërkoi ndihmë nga shteti. Bashkë të shoqen ai kërkoi që dy djemtë e zhdukur të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha tre te vdekurit ne shkoder artan hoxha tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll