Aktualitet

I përket një grupi të fuqishëm kriminal/ Parcela me 6700 rrënjë kanabisi hëngri ‘kokën’ e 12 efektivëve të qarkut

5 Tetor 2020, 09:59 Nga DOSJA
I përket një grupi të fuqishëm kriminal/ Parcela me 6700

VLORË- Një parcelë kanabisi, e mbjellë dhe e kultivuar para syve të efektivëve, çoi në pezullimin e policëve të qarkut Vlorë, vendim i dhënë me urdhër të prerë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, para dy ditësh. Mësohet se shkak për pezullimin e efektivëve është bërë një parcelë prej 6700 rrënjë kanabis, e cila ndodhet në një terren të sheshtë, buzë rruge dhe shumë e dukshmë në sy të lirë nga të gjithë qytetarët e kësaj zone.

Gazetari Elton Qyno shkruan se sipas burimeve nga Prokuroria, të 12 efektivët që janë pezulluar dhe 10 të tjerët që kanë marrë masa disiplinore, kanë pasur dijeni të plotë për të, por kanë heshtur duke mos vepruar. Gjtihashtu, Qyno shkruan se një pjesë e oficerëve të pezulluar do të arrestohen, pasi rezultojnë të kenë bashkëpunuar me punëtorë dhe njerëzit koordinatorë që kujdeseshin për parcelën prej 6700 rrënjë kanabis.

Deri në këtë fazë ku janë hetimet mësohet se është proceduar për “Kultivim të lëndëve narkotike” vetëm pronari i tokës, i cili kishte ndërtuar shumë pranë parcelës me drogë dhe një stan delesh.

Parcela prej 6700 rrënjë kanabis, që u asgjësua katër ditë më parë në zonën e Vlorës, i përket një grupi shumë të fuqishëm në këtë qytet. Aktualisht hetimet vijojnë dhe ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që këtë dosje t’ia kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme për shkak të implikimit të shumë funksionarëve shtetërorë në këtë çështje. Momentalisht parcela me 6700 rrënjë kanabis është asgjësuar totalisht nga policia me benzinë, nën mbikqyrjen e prokurorëve të Vlorës.

Sasia e drogës mësohet të jetë djegur me benzinë. Ky është rasti i parë në Vlorë gjatë këtij viti që asgjësohet një parcelë kaq e madhe e me drogë.

Lajmi për pezullimin e efektivëve u bë me dije para dy ditësh. Mes të pezulluarve nga detyra janë drejtuesi i Komisariatit të Vlorës, Edmond Pjetri dhe ai i Himarës, Arjan Tase, shefi i krimeve në Himarë, shefi i stacionit policor në Selenicë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno pezullohen 22 punonjes policie vlore elton qyno pezullohen 22 punonjes policie vlore

Sondazh

Poll