Aktualitet

“Elbasani s’mund të kthehet në skenë lufte mes bandave”/ Olsian Çela: Kjo është maja e ajsbergut të asaj çka po nd

5 Tetor 2020, 10:10 Nga DOSJA
“Elbasani s’mund të kthehet në skenë lufte mes

ELBASAN- Ngjarjet kriminale që kanë ndodhur kohët e fundit që qytetin e Elbasanit për kryeprokurorin Olsian Çela janë vetëm maja e asjbergut e asaj ç’ka po ndodh në qytete të tjera të Shqipërisë. Teksa ka marrë pjesë në një takim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqsor të Elbasasnit, Çela theksoi se situata është  është e patolerueshme dhe se qyteti s’mund të kthehet në skenë lufte mes bandave për kontroll të territorit.

Ai nënvizoi më tej se Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70 dhe se asnjë para nga fondet publike nuk duhet të shkojë në bizeset që kanë ngritur organizatat kriminale.

Fjala e Olsian Çelës:

Niveli i krimit është në rritje, në qytetin e Elbasanit dhe nuk po bëhet fjalë për nivelin e krimit të zakonshëm, por kemi të bëjmë me krimin e organizuar. Këto kërkojnë vëmendje të veçantë nga strukturat e shtetit, nuk mundet që një qytet të kthehet në skenë lufte mes bandave për kontrollin e territorit. Kjo është maja e ajsbergut të asaj çka po ndodh në qytetet e tjera të Shqipërisë. Niveli i bashkëpunimit me strukturat e shtetit të ngrihet në nivele të tjera. Ne nuk na mungon eksperienca. Të mbështesim Prokurorinë dhe Policinë e Elbasanit me të gjitha mjetet që ata do të kenë nevojë. Përgjigja për situatën që po ndodh në Elbasan nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Policisë dhe Porkurorisë në Elbasan, ka struktura të tjera në nivel qëndror që duhet të përfshihen, ashtu siç duhet të koordinohet puna me Prokurorinë e Posaçme. Ne po përballemi me një situatë aspak të zakonshme, të rinjtë e Elbasanit nuk mund të rekrutohen nga bandat. Nuk mund të jetë kjo prespektiva e tyre. Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70.

Asnjë para nga fondet publike nuk duhet të shkojë në bizeset që kanë ngritur organizatat kriminale. Kjo është e patolerueshme. Çdo element i evazionit fiskal duhet të hetohet nga instituicionet e porsangritura. Çdo aset me origjinë të jashtëligjshme duhet të hetohet. Nëse nuk godasim asetet e krimit, nuk do të kemi sukses. Edhe veprimet e dhunshme në rrugët e qyetit, nga to mund të dalin lidhje me elementë të grupeve kriminale. Ka nevojë për një qasje strategjike, të ngrihet niveli i organizimit.

Këto deklarata të Olsian Çelës vijnë, pas disa vrasjeve të njëpasnjëshme në qytetin e  Elbasanit për larje hesapesh. Ndërkohë ngjarja e fundit që ka tronditur opinion publik është zhdukja e tre të rinjve në Shkodër, Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith. Dyshohet se Vilson Pal Çutaj dhe Klement Nush Pepaj janë vrarë nga Danjel Rrok Pepaj për prishje të pazareve të drogës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bandat kriminale në elbasan olsian cela bandat kriminale në elbasan olsian cela

Sondazh

Poll