Aktualitet

3 Tetor 2020, 19:37 Nga DOSJA

TIRANË– Trashgim Sokolaj, një gazetar kronike, ka shprehur gjithashtu keqardhjen e tij për largimin e Arben Frashërit nga radhët e Policisë së Shtetit. Pas ‘bujës’ në rrjet që u bë një ditë më parë nga gazetarët si Artan Hoxha, Poli Hoxha, Elton Qyno dhe Klodiana Lala, edhe Sokolaj, shkruan se Frashëri është një nga oficerët më të mirë të policisë dhe se Vettingu e hodhi në rrugë pa mëshirë. Sipas Sokolajt, Arbeni ishte i heshtur edhe kur merrte kërcënime për shkak të detyrës.

Ky eshte Arben Frasheri, nje nga oficeret me te mire te policise dhe prokurorise shqiptare. Teksa e shihja sot te paraqitej ne “sallen e gjyqit” dukej se e parandjente dicka te keqe…ai kishte nje nuhatje te pazakonte prej oficeri te sprovuar! Vettingu e hodhi ne rruge sot pa meshire edhe pse per te pakten 20 vitet e fundit, u perball me krimin ne te gjitha frontet, drejtoi policine ne qytetet me problematike dhe hetoi disa nga dosjet me te rendesishme te Prokurorise se krimeve te renda dhe Prokurorise se pergjithshme. Beni ishte i heshtur edhe atehere kur merrte kercenime per shkak te detyres. Beni ishte mik me shume nga gazetaret, por kishte aq ndergjegje sa qante hallet me ne por “na linte pa lajm” ne respekt te sekretit e profesionit. Nje njeri i ndershem dhe profesionist qe mesa duket shkoi para vettingut pa miq e aleanca nga pas. E shkarkuan se nuk kishte fatura per te ardhurat e punes si emigrant pergjate tri viteve ne Greqi!!! Policia e prokuroria shqiptare sot kane nje aset me pak, nje profesionist me pak dhe nje mesazh shume negativ per ata profesioniste te ndershem qe kane mbetur ende brenda sistemit. Keqardhje!”- shkruan Sokolaj.

Arben Frashëri, ish-drejtor i Shërbimit të Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave në qytetin e Fierit është emri më i lakuar i 24 orëve të fundit në rrjetet sociale. Oficeri me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, u shkarkua para dy ditësh pa bujë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Komisioni nuk u bind nga argumentimi i Arben Frashërit, për mosjustifikimin e një pasurie prej 20 milionë lekë të vjetra, me të cilën ka blerë një shtëpi në Tiranë.

Saktësisht, Frashëri nuk ka mundur të vërtetojë të ardhurat si emigrant në Greqi, ku ka punuar, bashkë me gruan, për një periudhë 3-vjeçare para vitit 1997 dhe kjo për Komisionin ka qenë një arsye e mjaftueshme për ta shkarkuar.

Ky shkarkim solli dhe reagimet e shumta në rrjet. Gazetari investigativ Artan Hoxha kujtoi kohën kur u varros koloneli Gani Malushi, dhe krah tij ndodhej edhe Arben Frashëri. Ferdinand Dervishi u shpreh e Vettingu në Polici ka dyshime se po influencohet nga bandat. Gazetarja Klodiana Lala tha se pas shkarkimit të Arben Frashërit duhet të dekorohet Artan Shkëmbi.

Gazetari Elton Qyno tha se krenaria e Policisë së Shtetit nuk është më në detyrë. I të njëjtit mendim ishte edhe gazetari Poli Hoxha. Në një postim për Arben Frashërin ai shkroi se Frashëri dërgohej si polic në zona ku shefat e sotëm iu blinin cigare kapove të krimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben frashëri traahgim sokolaj arben frashëri traahgim sokolaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Tetor 2020, 18:45

DURRËS– Shembja e pallatit 14-katësh në Durrës ka sjellë dëme të shumta materiale në banesat që ndodheshin rreth tij. pamjet që po shikoni vijnë brenda një...