Aktualitet

Klientët luanin zara me lekë, arrestohet 62-vjeçari në Berat, pronari i bilardos ku organizoheshin lojëra fati

3 Tetor 2020, 18:04 Nga DOSJA
Klientët luanin zara me lekë, arrestohet 62-vjeçari në

BERAT– Një 62-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Ushtrim pa liçensë i veprimtarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Beratit në bar-bilardon që rezulton në pronësi të 62-vjeçarit me inicialet E.T., janë pikasur disa klientë që luanin zara me lekë. Për pasojë pronari i bilardos është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë Berat. Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Berat, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor  të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi E.T., 62 vjeç,  banues në Berat,  për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Ushtrim pa liçensë i veprimtarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “28 Nëntori”,Berat, në subjektin e tij “Bar-Bilardo”, u gjetën dy shtetas duke luajtur zare me shuma lekësh, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, një tavolinë për lojra zare, dy zare dhe një shumë lekësh.  Kontrollet do të vijojnë në gjithë qarkun e Beratit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit. Drejtoria Vendore e Policisë  Berat fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 62-vjeçari në berat berat arrestohet 62-vjeçari në berat berat

Sondazh

Poll