Aktualitet

“Ku shkuan lekët. Hedhin topa balte”/ Rama mburr donatorët në Thumanë, PD-ja nxjerr videon e dhimbshme, familja Hyseni n

3 Tetor 2020, 16:31 Nga DOSJA
“Ku shkuan lekët. Hedhin topa balte”/ Rama mburr donatorët

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ka vizituar sot Thumanën. I shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe Elvis Naçi, Rama ka parë nga afër rindërtimet shtëpive pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Teksa fliste për donatorët, kryeministri tha se ka shumë njerëz që hedhin toba balte mbi ta dhe sipas tij, kjo gjë nuk duhej bërë.

 “Thumana është zona që është goditur më shumë nga çdo vend tjetër në Shqipëri. Një projekt do kohën e vet, do konceptimin, bëhet gjithë studimi, bëhet kontrata, bëhet infrastruktura e pastaj bëhen edhe shtëpitë. Paratë janë të gjitha aty. Hedhin topa balte  ndaj nesh, por në fakt lekët janë aty. Ka nga ata që thonë “ku shkuan lekët plako? Lekët nuk shkuan askund, sepse donatorët siç janë BE, Elvisi, etj i hedhin vetë. Turqia ka sjellë vetë punëtorët, ka sjellë gjithë infrastrukturën. Fondacionet kanë qenë bashkëpunues me ne,”- tha Rama.

Në statusin në Facebook, Rama ka falenderuar gjithashtu edhe Behgjet Pacollin, për donacionet e bëra.

“Thumanë – Sot nisi rindërtimi i shtëpive pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore në truallin e ndërtimit të shtrirë në 12 hektarë, ku përmbajtja kënetore e tokës u konsolidua me shtresa gurësh e rrjetash të posaçme stabilizuese. Kjo pjesë e shtëpive të Thumanës së Re do të rindërtohet nga Fondacioni Firdeus, ndërkohë që së shpejti nis puna për pallatet, ku përveç kontributit nga buxheti i shtetit që do të mbulojë edhe pjesën e godinave social – kulturore dhe zonat sportive, do të integrohet edhe donacioni i Behgjet Pacollit #BashkëpërThumanën***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara,”- shkruan Rama krah videos.

Këtij postimi, Partia Demokratike i është përgjigjur me një video shumë të dhimbshme që tregon historinë e një familjeje që prej nëntë muajsh jetojnë në çadër në Mamurras pasi shtëpinë ua prishi tërmeti. Partia Demokratike ka shkuar sot në Mamurras, ku shumë familje janë në vështirësi ekonomike dhe në varfëri ekstreme duke jetuar ende në çadra.  Ata kanë ngelur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shteti i ka lënë në mëshirë të fatit.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte në banesën e shkatërruar të Gjyle Hysenit, e cila jeton me djalin e saj në varfëri ekstreme.  Nënë e bir, pavarësisht se vuajnë nga shëndeti mendor dhe jetojnë në çadër, nuk kanë parë asnjë ndihmë nga shteti.

Pjesë nga biseda

Gjyle Hyseni: Jam Zyle Hyseni edhe jam 67 vjeçe. Ka qenë më 26 Nëntor.

Belind Këlliçi: Që kur ra tërmeti?

Gjyle Hyseni: Po po!

Belind Këlliçi: Keni ndejtur këtu?

Gjyle Hyseni: Po, po këtu në çadër.

Belind Këlliçi: Po çfarë të ka bërë shteti, të ka dhënë gjë shteti?

Gjyle Hyseni: Jo, jo, veç ushqime, kështu ça kam, asnjë gjë tjetër.

Belind Këlliçi: Ndonjë gjë për shtëpinë? Çfarë të kanë thënë tjetër?

Gjyle Hyseni: Ata kanë thënë prit, prit edhe s’erdhën ata, nuk erdhën fare.

Belind Këlliçi: A ke marrë ndonjë mbështetje, ndonjë ndihmë financiare? Të ka dhënë ndokush lekë nga shteti? A ka ardhur dikush me të pyet çfarë halli ke?

Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo!

Belind Këlliçi: Nga Bashkia?

Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo!

Belind Këlliçi: Dikush me të pyt çfarë halli ke? Qoftë nga bashkia, nga shteti?

Gjyle Hyseni Jo, jo, jo!

Belind Këlliçi: Nga qeveria?

Gjyle Hyseni: Jo, jo, asnjë!

Belind Këlliçi: Po si jetoni? Me çfarë jetoni?

Gjyle Hyseni: Me ushqime kështu, me ushqime, me gjana bien ato besimtarët. Jam edhe vet sëmurë pasha Zotin. Ky dit për ditë merr ambulancën edhe më çojnë në Laç më bëjnë gjilpëra, shih si e kam tu bo serume.

Belind Këlliçi: Ashtu?

Gjyle Hyseni: Tu bë serume, t’u bë… me ilaçe jam.

Shkëlqim Hyseni: 9 muaj kam ndejtur në çadër.

Belind Këlliçi: Që në nëntor ke ndejtur?

Shkëlqim Hyseni: Po!

Belind Këlliçi: Ke 9 muaj?!

Shkëlqim Hyseni: Po! Kanë ardhur njëherë ato të tjerat, kanë ardhur ato ushtarë, edhe u thashë për shtëpinë që më ka ra nga tërmeti. Edhe në nëntor thanë do vijmë ne të ta bëjmë po nuk e di tani a rrejnë, nuk e di tani.

Gjyle Hyseni: Veç ne duam sa më shpejt me bë shtëpinë se vjen dimri si thika.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belind kelliçi gjyle hyseni partia demokratike ne mamurras belind kelliçi gjyle hyseni partia demokratike ne mamurras

Sondazh

Poll