Aktualitet

Plehrat bëjnë bashkë socialistët dhe demokratët, nipi i Sadri Abazit fiton tenderin në Shkodër, 600 mln lekë për të pa

3 Tetor 2020, 18:27 Nga DOSJA

SHKODËR– Firma e familjes së deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, ka fituar tenderin e pastrimit të qytetit të Shkodrës. Kryetarja e bashkisë së vetme që drejtohet nga demokratët, ka lidhur kontratën e pastrimit me kompaninë “Alko Impex Construction”, me administrator nipin e deputetit të PS-së, Arbër Abazi.  Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, kryetarja Ademi ka firmosur njoftimin e shpalljes së fituesit. Megjithëse oferta e kësaj kompanie nuk ka qenë më e ulët, sërish ajo është shpallur fituese. Kompania që ka ofruar më pak është s’kualifikuar për disa motive të parëndësishme, duke ngjallur dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Diferenca mes ofertës së “Alko Impex Construction” dhe kompanisë që ofroi më pak është plot 60 milionë lekë të vjetra. Por, sërish fitues është firma e familjes së Sadri Abazit.

Në dokumente që disponon “Shqip” thuhet se tenderi ishte me objekt “shërbimi i pastrimit për Bashkinë Shkodër, zona Lindore”. Fondi limit për këtë tender ka qenë plot 600 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Mësohet se vlera e firmës fituese ka qenë 480 milionë lekë, ndërsa në tender kanë marrë pjesë 7 firma. Oferta më e ulët ka qenë e kompanisë “Cogren” sh.p.k, me ofertë 420 milionë lekë. Por, këta të fundit janë s’kualifikuar me arsyetimin se punët e ngjashme të paraqitura nuk kapin vlerën limit të kërkuar. Gjithashtu nuk ka dokumente për analizë kosto.

Kohët e fundit, familja Abazi i ka hedhur sytë nga biznesi i plehrave, duke garuar në disa qytete si Tiranën, Kavajën, Devoll, Librazhd e sëfundmi Shkodër. Që prej ardhjes së socialistëve në pushtet, kompania “Alko Impex Construction” ka fituar mbi 27 milion dollarë tendera, kryesisht në fushën e pastrimit. Një pjesë e këtyre tenderave janë fituar me dokumenta të falsifikuara dhe në një rast është favorizuar nga Komisioni i Prokurimit Publik duke nxjerr dy vendime të kundërta me njëra tjetrën, vetëm për të shpallur fitues nipin e deputetit socialist Sadri Abazit.

Plehrat bëjnë bashkë socialistët dhe demokratët, nipi i

Marrë nga Gazeta Shqip

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arber abazi sari abazi voltana ademi arber abazi sari abazi voltana ademi

Sondazh

Poll