Aktualitet

Arrestohet 39-vjeçari në Serbi, ekzekutoi biznesmenin Janjeva dhe i vrau kunatin, në pranga dhe personi që e ndihmoi të lar

3 Tetor 2020, 16:40 Nga DOSJA
Arrestohet 39-vjeçari në Serbi, ekzekutoi biznesmenin Janjeva dhe i

SERBI– Një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ekzekutuar me armë zjarri biznesmenin nga Kosova, që u vra në Novi Pazar, dy ditë më parë. 39-vjeçari është arrestuar në Serbi, dy ditë pas ngjarjes. Bashkë me të, është vënë në pranga, edhe një 52-vjeçar, pasi akuzohet se ka ndihmuar ekzekutorin, të largohet nga vendi i ngjarjes.

E.S, viti i lindjes 1981 është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e krimit, teksa J.P i lindur më 1968 është arrestuar nën dyshimin për ndihmë në kryerjen e vrasjes,”– thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë serbe.

Viktima dhe autori, janë kunetër, ata kishin probleme familjare, pasi Janjeva po divorcohej nga e shoqja me të cilën ka edhe dy fëmijë. Ai kishte shkuar në Novi Pazar për seancën gjyqësore, dhe pas saj ka shkuar në shtëpinë e tij.

Por, në derë, i ka dalë burri i motrës së gruas dhe të dy janë përleshur. Pas fjalëve, kanë nxjerrë armët, duke sjellë kështu vrasjen e Janjevës dhe palgosjen e kunatit tjetër të biznesmenit. Ky i fundit, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Janjeva u përcoll dje për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet selatin janjeva vritet biznezmeni shqiptar ne serbi selatin janjeva vritet biznezmeni shqiptar ne serbi

Sondazh

Poll