Aktualitet

E RËNDË/ Babai përplas të birin me traktor në Maliq, i mituri dërgohet në spital dhe ndërron jetë

3 Tetor 2020, 15:47 Nga DOSJA
E RËNDË/ Babai përplas të birin me traktor në Maliq, i

MALIQ– Një i mitur, vetëm 5 vjeça ka ndërruar jetë pasi është përplasur me traktor nga babai i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maliq, pasditen e sotme, rreth orës 17:00.

Mësohet se babai, me inicialet E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij, të voglin me inicialet A. B., rreth 5 vjeç.

I vogli është dërguar për në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. 5-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa i ati është shoqëruar në polici. 

Njoftimi i plotë i policisë: Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet babai vret te birin me traktor maliq babai vret te birin me traktor maliq

Sondazh

Poll