Aktualitet

Super-AKSION! Policia ndjek “Benz”-in e zi tek Liqeni, por drejtuesi braktis mjetin, pas bastistjes së lokaleve dhe zonës

3 Tetor 2020, 19:18 Nga DOSJA
Super-AKSION! Policia ndjek “Benz”-in e zi tek Liqeni, por drejtuesi

TIRANË– Policia e Shtetit kazhvilluar një super-aksion mbrëmjen e sotm enë Tiranë. Mësohet se forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të një automjetit të llojit “Mercedez Benz”, me ngjyrë të zezë, të cilit i kanë shkuar pas, deri në zonën e liqenit artificial.

Kur ka mbërritur aty, drejtuesi i mjetit për t’u shpëtuar prangave, ka braktisur mjetin, që shihet dhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al dhe bashkë me personin që e shoqëronte është larguar për t’u fshehur në zonat përreth.

Efektivët e forcave “Shqiponja”, kanë kërkuar përforcime dhe kolegët e tyre me motorrë u kanë ardhur në ndihmë për të vijuar me bastisjen e zonës. Pas kontrolleve në lokale dhe vendet përreth, dy persona janë shoqëruar në polici, bashkë me mjetin me ngjyrë të zezë.

Njëri prej tyre ka qëndruar të bisedojë me efektivët para shoqërimit. 

Ata janë futur në patrullën e policisë, ndërsa një efektiv ka hipur në mjetin e tyre për të bërë të mundur transportin. Dosja.al ka siguruar pamjet e aksionit, por identitetet e të shoqëruarve nuk dihen ende. As veprat penale për të cilat akuzohen, apo arsyeja që i bëri uniformat blu t’i ndiqnin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet super aksioni teliqeni tirane super aksioni teliqeni tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Tetor 2020, 18:45

DURRËS– Shembja e pallatit 14-katësh në Durrës ka sjellë dëme të shumta materiale në banesat që ndodheshin rreth tij. pamjet që po shikoni vijnë brenda një...