Aktualitet

EMRAT/ Monitorimi me helikopter i fundosi, pezullohen gjashtë efektivë në Vlorë, 16 të tjerë marrin ‘vërejtje’ pas pi

3 Tetor 2020, 15:24 Nga DOSJA
EMRAT/ Monitorimi me helikopter i fundosi, pezullohen gjashtë efektivë

VLORË– 6 punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra, ndërsa 16 të tjerët kanë marrë vërejtje. Mësohet se mes të pëzulluarve ka efektivë policie, oficerë zonë dhe sheaf komisariatesh.

Konkretisht, mes të pezulluarve nga detyra është drejtuesi i Komisariatit të Vlorës, Edmond Pjetri dhe shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, shefi i krimeve në Himarë dhe shefi i stacionit policor në Selenicë.

Shkak për këto pezullime dhe ‘tërheqje veshi’ është bërë një monitorim i gjithë qarkut të Vlorës, dhe gjetja e parcelave me kanabis. Më konkretisht në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës, dronët piaksën kanabis dhe efektivët vunë në pranga dy kryepleqtë e fshatrave D. M., 69 vjeç banues në Bolenë dhe K. Ll., 47 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Në pranga ra edhe inspektori i zonave të mbrojtura në Bolenë I. Gj., 64 vjeç, e ndërsa u procedua në gjendje të lirë A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, Vlorë, inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, Vlorë. Ata u akuzuan për veprën penale “Shpërdorim detyre”.  Urdhëri ka qenë i prerë dhe është dhënë nga Ardi Veliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohen 22 punonjes policie policia e shtetit pezullohen 22 punonjes policie policia e shtetit

Sondazh

Poll