Aktualitet

Aksident me vdekje në Laç, ndërron jetë në spital 66-vjeçari

3 Tetor 2020, 18:28 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Laç, ndërron jetë në spital

LAÇ– Një person i identifikuar si Gjon Prenga ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok.

Prenga, 66 vjeç, po drejtonte automjetin e llojit “Mercedez Benz”, me ngjyrë të zezë, në momentin që është përplasur me një automjet të të njëjtit lloj, por në ngjyrë gri.

Si pasojë e përplasjes, Prenga ka marrë plagë të mëdha. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë.

Ndërkohë, në polici, është shoqëruar drejtesi i mjetit tjetër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lac gjon prenga aksident ne lac gjon prenga

Sondazh

Poll