Aktualitet

130 kg tritol, shembet pallati 14 katësh në Durrës, plagoset efektivi i forcave të armatosura

3 Tetor 2020, 12:12 Nga DOSJA
130 kg tritol, shembet pallati 14 katësh në Durrës, plagoset

DURRËS– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot pasdite, në orën 16:00 pallatin 14 katesh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit të 26-nëntorit të kaluar. Siç u njoftua edhe nga vetë IKMT-ja, shembja u krye me shpërthim të kontrolluar, në trupin e objektit janë hapur 5 mijë furnela dhe u përdorën 130 kilogramë lëndë eksplozive, tritol, i llojit C4.

Gjatë shpërthimit, mësohet se ka mbetur i plagosur një efektiv i forcave të armatosura, i cili nuk ka ruajtur distancën e duhur nga pallati. Efektivi është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ky pallat pësoi dëme dhe u spostua gjatë tërmetit të nëntorit të kaluar, ekspertët e klasifikuan të pabanueshëm dhe bënë gati përgatitjet për ta shembur.

NJOFTIMI I IKMT-së: IKMT 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katëh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm. Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive. Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme. Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt shemb sot pallatin 14-katësh në durrës ikmt shemb sot pallatin 14-katësh në durrës

Sondazh

Poll