Aktualitet

Zjarr masiv në Seman, digjen 6 hektarë pisha, shefi i zjarrfikëses: Situata është e rëndë

3 Tetor 2020, 14:53 Nga DOSJA
Zjarr masiv në Seman, digjen 6 hektarë pisha, shefi i

FIER– Një zjarr masiv ka përfshirë zonën pyjore të Hidrovorit në Seman. Mësohet se rreth gjashtë hektarë pisha janë shkrumbuar dhe flakët sa vijnë e përhapen, duke djegur akoma më shumë bimësi të kësaj zone.

Në terren kanë mbërritur tre grupe zjarrfikësish, të cilët po luftojnë me flakët dhe po mundohen që t’i vënë nën kontroll. Në një prononcim për mediat, shefi i zjarrfikëses në Fier Zija Hyka është shprehur se situata është e rëndë në këtë zonë.

“Situata është e rëndë, janë djegur 6 hektarë,”– ka thënë ai.

Gjithsesi, ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë që flakët favorizohen edhe nga era që fryn në këtë zonë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier seman zjarr ne seman fier seman zjarr ne seman

Sondazh

Poll