Rrëmbeu borxhliun në Velipojë për 4 mijë euro dhe vrau me eksploziv Haxhi Ahmetin në Kosovë, zbardhet SKEDA e Dodë Gjiko
2 Tetor 2020, 15:55Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje mbi të shkuarën dhe veorat kriminale të cilat dyshihet se ka kryer Dod Gjikolaj, i cili u arrestua sot, në një hotel në Gjorokastër ku fshihej prej kohësh. Mësohet se Gjikolaj, 41 vjeç, banues në Velipojë, është vënë në pranga nga policia e Shkodrës për rrëmbimin e Pjetër Narkajt, ngjarje e ndodhur në vitin 2017 në Velipojë.
Përpara grupit hetimor, Gjikolaj mohoi të kishte të bënte me ngjarjen në fjalë. Ai u shpreh se thjesht ishte takuar me Pjetër Narkajn, për të folur në lidhje me një borxh.
Pikërisht për këtë arsye, grupi hetimor dyshonte se i gjithë rrëmbimi u inskenua, pasi Narkaj i kishte një borxh prej 4 mijë eurosh, Gjikolajt. E bindur për akuzën, Prokuroria përpiloi dosjen e Dodë Gjikolajt, që në atë kohës ishte 38 vjeç dhe e akuzoi për pëngmarrje.
Mirëpo, sapo kaloi një vit nga kjo ngjarje, Gjikolaj u përfshi në një tjetër krim. Ai akuzohet se është autor i vrasjes me eksploziv i Haxhi Ahmetit në Gjakovë, ngjarje e ndodhur më 14 tetor të vitit 2018 në Smolicë të Gjakovës.
Eksplozivi që i mori jetën Ahmetit, ishte vendosur në derën e shtëpisë së viktimës, dhe dyshohet se këtë gjë e ka bërë Gjikolaj.
Dodë Gjikola rezulton të jetë pjesë e një bande që kryente vrasje dhe shpërthime me eksploziv në Kosovë. Aktualisht vetëm këto dy ngjarje janë të zbardhura.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Greva në burgun e Peqinit, e organizuar nga vetë të dënuarit, ka rezultuar me pasoja nga vetë ata. Mësohet se tre nga të dënuarit që shtruan edhe k...
Aktualitet 2 Tetor 2020, 15:24
TIRANË– Arbjon Aliko, një prej të dënuarve që kishte nisur grevën në burgun e Peqinit e ka braktisur aksionin. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e burgut d...
TIRANE– Ilir Meta dekreton në detyrë dy komandantë të forcës tokësore dhe atë detare.Kështu presidenti i vendit ka dekretuar Gjenerali Brigadet Arben Voke Kingj...
ELBASAN– Dy mësues kanë rezultuar povitiv me koronavirus ditën e sotme në qytetin e Elbasanit dhe të Cërrikut. Pas simptomave të para mësuesit janë drejtuar aut...
TIRANË– Kelmend Balili, i dënuari me 10 vite burg ndodhet aktualisht në spitalin e burgut në Tiranë, pasi nuk është mirë nga gjendja shëndetësore. Balili, ...
VLORE-Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Shtetasi V.K, banues në fshat...
PEQIN– Kelment Balili i cili po vuan dënimin me 10 vite burg në burgun e Peqinit është shtruar në spital. Mësohet se i njohuri ndryshe si Eskobari i Ballkanit, ...
TIRANË– Dodë Gjikolaj, pjesë e një bande që kryente vrasje dhe shpërthime me eksploziv në Kosovë është vënë në pranga ditën e sotme. Sipas njoftimit ...
TIRANË– Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi të Policisë së Tiranës, mësohet se në pranga...