Aktualitet

Greva në burgun e Peqinit sjell pasoja, Balili përfundon në spital në Tiranë me probleme psikologjike, shtrohet dhe Aliko,

2 Tetor 2020, 15:38 Nga DOSJA
Greva në burgun e Peqinit sjell pasoja, Balili përfundon në

TIRANË– Greva në burgun e Peqinit, e organizuar nga vetë të dënuarit, ka rezultuar me pasoja nga vetë ata. Mësohet se tre nga të dënuarit që shtruan edhe kërkesat ndaj qeverisë dhe Presidentit, janë sëmuruar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.

Kelmend Balili, i njohuri dhe si Eskobari i ballkanit ndodhet i shtruar në spitalin e burgut në Tiranë. Fillimisht ai u shtrua në spitalin e burgut në Peqin.

Më pas, duke mos i dhënë zgjidhje mjekët e këtij institucioni, Balili është dërguar për një ekzaminim në Elbasan. Aty, i njohuri dhe si ‘Eskobari i Ballkanit’, është ekzaminuar nga një neurolog dhe ka bërë edhe skaner, pasi siç duket ka nisur të ketë probleme të shëndetit mendor.

Nga Elbasani, Balili është sjellë në Tiranë, ku është shtruar në spitalin e burgut, për një mjekim më të specializuar. Vetë Balili, më herët ka bërë kërkesë që të kalojë nga burgu i sigurisë së lartë, siç është ai i Peqitnit, në një të zakonshëm, por kjo kërkesë është refuzuar edhe pse i dënuari me 10 burg është shprehur: Nuk e përballoj dot atë vend!

Balili nuk është i vetmi nga të burgosurit në këtë institucion, që ka përfunduar në spital këtë javë. Para tij janë shtruar edhe Gate Mahmutaj, Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Vetë ministrja e Drejtësisë Etila Gjonaj u shpreh se Aliko aktualisht ai ndodhet në spitalin e burgut dhe jashtë rrezikut për jetën. Ajo shtoi se nuk pret që të dënuarit ta pranojnë lehtë regjimin bis 41, pasi është i vështirë.

Çfarë kërkojnë të dënuarit e këtij burgu?

170 të dënuarit që ndodhen në burgun e Peqinit, pretendojnë se shteti ka ndikuar në krimet e kryera prej tyre. Ata kërkojnë që të gjitha dënimet e dhëna ndaj të dënuarve aktual të përgjysmohen; Të gjitha dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të dënuarve aktual të kthehen në 20 vite burgim; Të gjithë të paraburgosurit aktual të kenë të njëjtin përfitim sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.

Për të realizuar këto kërkesa, ata kanë paraqitur edhe një peticion drejtuar Kuvendit, Presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj. Nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë përgjigje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbjol aliko etilda gjonaj genci balla kelmend balili te burgosurit e peqinit ne greve arbjol aliko etilda gjonaj genci balla kelmend balili te burgosurit e peqinit ne greve

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Tetor 2020, 15:24

TIRANË– Arbjon Aliko, një prej të dënuarve që kishte nisur grevën në burgun e Peqinit e ka braktisur aksionin. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e burgut d...