Aktualitet

ITINERARI/ Balili sillet në Tiranë për ndihmë të specializuar, Eskobari i Ballkanit u ekzeminua në Elbasan, dyshimet mbi g

2 Tetor 2020, 15:10 Nga DOSJA
ITINERARI/ Balili sillet në Tiranë për ndihmë të

TIRANË– Kelmend Balili, i dënuari me 10 vite burg ndodhet aktualisht në spitalin e burgut në Tiranë, pasi nuk është mirë nga gjendja shëndetësore. Balili, që po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, fillimisht është shtruar në spitalin e këtij burgu.

Më pas, duke mos i dhënë zgjidhje mjekët e këtij institucioni, Balili është dërguar për një ekzaminim në Elbasan. Aty, i njohuri dhe si ‘Eskobari i Ballkanit’, është ekzaminuar nga një neurolog dhe ka bërë edhe skaner, pasi siç duket ka nisur të ketë probleme të shëndetit mendor.

Nga Elbasani, Balili është sjellë në Tiranë, ku është shtruar në spitalin e burgut, për një mjekim më të specializuar. Kelment Balili ka kërkuar që të largohet nga burgu i sigurisë së lartë, në një tjetër, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata, duke e lënë po në Peqin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kelmend balili kelmend balili

Sondazh

Poll