Aktualitet

Arrestohet Dodë Gjikolaj, i rrezikshmi nga Shkodra është pjesë e bandës që kryente vrasje në Kosovë, rrëmbeu një perso

2 Tetor 2020, 14:28 Nga DOSJA
Arrestohet Dodë Gjikolaj, i rrezikshmi nga Shkodra është

TIRANË– Dodë Gjikolaj, pjesë e një bande që kryente vrasje dhe shpërthime me eksploziv në Kosovë është vënë në pranga ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Gjikolaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është vënë në pranga, ditën e sotme, në kuadër të një operacioni të koduar “Kalaja”. Operacioni u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, duke bërë të mundur kështu lokalimin e Gjikolajt, që prej kohësh fshihej në Gjirokastër, por që banues është në Velipojë, Shkodër.

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, më datë 06.07.2020, kishte lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të Gjikolajt për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.

Dosja.al ka zbardhur detaje mbi të shkuarën dhe veorat kriminale të cilat dyshohet se ka kryer Dod Gjikolaj, i cili sot u kap në një hotel në Gjorokastër ku fshihej prej kohësh. Mësohet se Gjikolaj, 41 vjeç, banues në Velipojë, është vënë në pranga nga policia e Shkodrës për rrëmbimin e Pjetër Narkajt, ngjarje e ndodhur në vitin 2017 në Velipojë. E gjitha dyshohet se erdhi pasi Narkaj i kishte 4 mijë euro borxh Gjikolajt.

Ky i fundit, gjithashtu akuzohet se është autor i vrasjes me eksploziv i Haxhi Ahmetit në Gjakovë, ngjarje e ndodhur më 14 tetor të vitit 2018 në Smolicë të Gjakovës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet dode gjikolaj kosove tirane arrestohet dode gjikolaj kosove tirane

Sondazh

Poll