Aktualitet

Presidenti Meta dekreton dy Komandantët e rinj të Forcave Detare dhe Tokësore

2 Tetor 2020, 15:18 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekreton dy Komandantët e rinj të Forcave Detare dhe

TIRANE– Ilir Meta dekreton në detyrë dy komandantë të forcës tokësore dhe atë detare.

Kështu presidenti i vendit ka dekretuar Gjenerali Brigadet Arben Voke Kingji i cili ishte me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duke e emëruar si “Komandant” i Forcës Tokësore.

Gjithashtu ka dekretuar Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia,me detyrë“ZëvendësPërfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, si “Komandant”, i Forcës Detare.

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS TOKËSORE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4264/1 prot., datë 01.10.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet “Komandant” i Forcës Tokësore.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4265/1 prot., datë 01.10.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, emërohet “Komandant”, i Forcës Detare.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dekretim emerim ilir meta dekretim emerim ilir meta

Sondazh

Poll