Aktualitet

Arrestohen katër persona brenda 24 orëve, mes tyre një shpërndarës i lëndëve narkotike dhe dy drejtues mjetesh

2 Tetor 2020, 14:24 Nga DOSJA
Arrestohen katër persona brenda 24 orëve, mes tyre një

TIRANË– Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi të Policisë së Tiranës, mësohet se në pranga janë vënë personat me iniciale J. M., 28 vjeç; D. Xh., 37 vjeç; L. H., 32 vjeç dhe K. C., 21 vjeçe.

28-vjeçari akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike, pasi në rrugën “Prokop Mima”, gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

37-vjeçari, akuzohet se gjatë një konflikti të çastit me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Ndërsa dy të tjerët janë arrestuar sepse:

L. H., 32 vjeç, në vendin e quajtur “ 2 Çezmat Rrogozhinë”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 g/l.

K. C., 21 vjeçe, në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë Tiranë. Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin J. M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Prokop Mima”, gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., 37 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: L. H., 32 vjeç, pasi në vendin e quajtur “ 2 Çezmat Rrogozhinë”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 g/l. K. C., 21 vjeçe, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona njoftimi i policise tirane tirane arrestohen 4 persona njoftimi i policise tirane tirane

Sondazh

Poll