Aktualitet

“S’e përballoj dot”, sëmuret Kelment Balili, ‘Eskobari i Ballkanit’ shtrohet në spitalin e Tiranës

2 Tetor 2020, 14:43 Nga DOSJA
“S’e përballoj dot”, sëmuret Kelment Balili,

PEQIN– Kelment Balili i cili po vuan dënimin me 10 vite burg në burgun e Peqinit është shtruar në spital. Mësohet se i njohuri ndryshe si Eskobari i Ballkanit, është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spitalin e burgut.

Më pas, duke mos i dhënë zgjidhje mjekët e këtij institucioni, Balili është dërguar për një ekzaminim në Elbasan. Aty, i njohuri dhe si ‘Eskobari i Ballkanit’, është ekzaminuar nga një neurolog dhe ka bërë edhe skaner, pasi siç duket ka nisur të ketë probleme të shëndetit mendor.

Nga Elbasani, Balili është sjellë në Tiranë, ku është shtruar në spitalin e burgut, për një mjekim më të specializuar. 

Balili nuk është i vetmi nga të burgosurit në këtë institucion, që ka përfunduar në spital këtë javë. Para tij janë shtruar edhe Gate Mahmutaj, Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Vetë Balili, më herët ka bërë kërkesë që të kalojë nga burgu i sigurisë së lartë, siç është ai i Peqitnit, në një të zakonshëm, por kjo kërkesë është refuzuar edhe pse i dënuari me 10 burg është shprehur: Nuk e përballoj dot atë vend!

Ndërkohë, prej ditësh në burgun e Peqinit ka nisur një grevë urie.

170 të dënuarit që ndodhen në këtë institucion, pretendojnë se shteti ka ndikuar në krimet e kryera prej tyre. Ata kërkojnë që të gjitha dënimet e dhëna ndaj të dënuarve aktual të përgjysmohen; Të gjitha dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të dënuarve aktual të kthehen në 20 vite burgim; Të gjithë të paraburgosurit aktual të kenë të njëjtin përfitim sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.

Për të realizuar këto kërkesa, ata kanë paraqitur edhe një peticion drejtuar Kuvendit, Presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj. Nuk dimë të themi nëse Balili ka qenë pjesë e grevës dhe se për këtë arsye është shtruar në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kelment balili semuret kelmend balili kelment balili semuret kelmend balili

Sondazh

Poll