Aktualitet

Arrestohet Dodë Gjikolaj, i rrezikshmi nga Shkodra është pjesë e bandës që kryente vrasje në Kosovë, rrëmbeu një person për 4 miëj euro borxh, historia e eksplozivit

VIDEO
  • Zbardhet SKEDA e Dodë Gjikolajt
  • Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Gjikolaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është vënë në pranga, ditën e sotme, në kuadër të një operacioni të koduar “Kalaja”.
    Featured image of article: Arrestohet Dodë Gjikolaj, i rrezikshmi nga Shkodra është pjesë e bandës që kryente vrasje në Kosovë, rrëmbeu një person për 4 miëj euro borxh, historia e eksplozivit Pamje nga arrestimi

    TIRANË– Dodë Gjikolaj, pjesë e një bande që kryente vrasje dhe shpërthime me eksploziv në Kosovë është vënë në pranga ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Gjikolaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është vënë në pranga, ditën e sotme, në kuadër të një operacioni të koduar “Kalaja”. Operacioni u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, duke bërë të mundur kështu lokalimin e Gjikolajt, që prej kohësh fshihej në Gjirokastër, por që banues është në Velipojë, Shkodër.

    Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, më datë 06.07.2020, kishte lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të Gjikolajt për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dosja.al ka zbardhur detaje mbi të shkuarën dhe veorat kriminale të cilat dyshohet se ka kryer Dod Gjikolaj, i cili sot u kap në një hotel në Gjorokastër ku fshihej prej kohësh. Mësohet se Gjikolaj, 41 vjeç, banues në Velipojë, është vënë në pranga nga policia e Shkodrës për rrëmbimin e Pjetër Narkajt, ngjarje e ndodhur në vitin 2017 në Velipojë. E gjitha dyshohet se erdhi pasi Narkaj i kishte 4 mijë euro borxh Gjikolajt.

    Ky i fundit, gjithashtu akuzohet se është autor i vrasjes me eksploziv i Haxhi Ahmetit në Gjakovë, ngjarje e ndodhur më 14 tetor të vitit 2018 në Smolicë të Gjakovës.

    (f.m/dosja.al)

    • 16:28

      Njoftimi i policisë Tiranë

      Njoftimi i policisë Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalaja”. Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” kapën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për krime ndaj personit me armë zjarri e eksploziv. 41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv. Në zbatim të planit të masave për kapjen e prsonave që qarkullojnë me armë zjarri, atë që janë të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, apo që kryejnë trafiqe të paligjshme, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kalaja”. Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë Shkodër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”. Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

    Shto Koment