Aktualitet

Vihet në pranga tmerri i Kavajës/ I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari

2 Tetor 2020, 14:30 Nga DOSJA
Vihet në pranga tmerri i Kavajës/ I shpallur në kërkim

KAVAJE– Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim për vjedhje. Shtetasi F.P ka realizuar tre vjedhje, në një market dhe dy në banesa në Spille.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/ I shpallur në kërkim për vjedhje dhe vijonte të kryente të njëjtën veprimtari kriminale, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa nga sendet e vjedhura. Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të kryera nga ky shtetas. Shërbimet e Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në Golem, Kavajë, ishte vjedhur me thyerje marketi në pronësi të shtetasit K. Gj., 30 vjeç, bazuar dhe në pamjet filmike, kanë organizuar menjëherë punën duke ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit. Si rezultat i ngritjes së pikës së kontrollit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. P., 26 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtuar në tri çanta që ky shtetas mbante me vete, u gjetën disa pije alkoolike dhe artikuj të ndryshëm të vjedhur në marketin e shtetasit K. Gj., si dhe një sasi lekësh.

Ky shtetas u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku nga verifikimet ka rezultuar shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i tentativës për vjedhje në banesën e shtetasit A. L. dhe autor i vjedhjes së sendeve personale të shtetasit F. K., në zonën e Spilles.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kavaje autor i tre vjedhjeve arrestim ne kavaje autor i tre vjedhjeve

Sondazh

Poll