Politike

Aktakuza për Thaçin/ Rama: Fletërrufe kineze! Turpi më i madh është gëzimi i disave

2 Tetor 2020, 12:32 Nga DOSJA
Aktakuza për Thaçin/ Rama: Fletërrufe kineze! Turpi më i

TIRANE– Aktakuza e ngritur për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime lufte ka qenë një nga pikat që ka prekur kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun, Avdullah Hoti ditën e sotme.

Rama i ka qëndruar mendimit të tij, ku thotë se ajo aktakuzë është si një “fletë rrufe kineze”.

Unë nuk kam kundërshtuar asnjë aktakuzë, unë kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj një fletë rrufe, s’kam parë asnjë aktakuzë. Ka dalë një fletë rrufe, ditën kur presidenti i Kosovës u nis në SHBA. Fletë rrufe kineze, atë kam goditur unë, Gjykata ka punën e vetë, kur të bëjë akuzën zyrtarisht nuk jam askushi të flas se nuk jam avokat. Kjo është kaq e thjeshtë sa s’ka, por gëzimi i disa për këto fletë rrufe është turp i madh“, tha Rama.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 11:50

TIRANE-Monika Kryemadhi ka një ‘mision’: që të lutet për shëndetin e Melania dhe Donald Trump, të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19.Themi këtë pa...