Hekurudha Nish-Prishtinë-Durrës/ Rama sulmon Kurtin: Ka ‘lajthitur’, nuk e di se si i bën Albini llogartitë
2 Tetor 2020, 11:57Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve, doli në një konferencë për mediet. Kreu i qeverisë tha për marrëveshjen për hekurudhën Nish-Prishtinë-Durrës se përfitojnë të dyja vendet, si Shqipëria dhe Kosova. Më tej ai i konsideroi lajthitje të natyrës vetëadministruese jugosllave deklaratat e Albin Kurtit për marrëveshjen e nënshkruar në Uashtington.
Biseda:
PYETJE: Zoti Rama dua një analizë tënden për marrëveshjen për hekurudhën Nish-Prishtinë-Durrës. Kurti tha që vetëm Serbia fiton në këtë rast, çfarë fiton Shqipëria dhe Kosova. Për Hotin; kemi një deklaratë për asosionin dhe duhet të diskutohet mes Kosovës dhe Serbisë. Trump ka kërkuar hapjen e një ambasade në Izrael, a do ta hapni dhe kur?
Rama: Vendimi im për të Uashingon dihet. Marrëveshja ka rikthyer Kosovën në pozicionin ku duhet të jetë gjithmonë. Kjo i dedikohet kryeministrit Hoti. Tani përveçse kemi thënë e stërthënë që sa jemi ulur në procesin e Berlinit, e ka thënë edhe Amerika që kjo punë duhet bërë. Me gjithë mungesën e modestisë, kam kohë që e them. Përsa i përket kush fiton? Unë se di si i bën Albini llogartitë, më rezulton se është si vetëadministrimi Jugosllav. Si mund të mos përfitojë ai që ka portin dhe përfitoka më shumë një nga aktorët që shfrytëzon portin. Mesiguri e gjen Albini. Nuk e gjej dot. Është moment lajthitje të natyrës vetëadministruese. Shqipëria është vendi ky hebrenjtë kanë gjetur strehë dhe mbrojtje. Është vendi ky shqiptarë janë dorëzuar duke u paraqitur si hebrenjtë që janë në shtëpi. shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt është linjizuar me Bashkimin Europian.
Hoti: Gjithmonë do përgjigjem njësoj, asosacioni i komunave me shumicë serbe është marrëveshje e mbyllur. Me këtë është pajtuar edhe pala serbe. Është obligim i Kosovës i ratifikuar në vitin 2013.
Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!
K.M/J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE-Në takimin me administratorët e pallateve në Njësinë Nr. 2 Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shkëmbeu disa batuta dhe me Ali Spahillarin, një ...
Politike 2 Tetor 2020, 11:50
TIRANE-Monika Kryemadhi ka një ‘mision’: që të lutet për shëndetin e Melania dhe Donald Trump, të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19.Themi këtë pa...
TIRANE– Pas mbledhjes në tryezën e rrumbullakët të dy qeverive në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama doli në një konferencë për mediat aty ku zbuloi se pa...
TIRANË– Presidenti amerikan Donald Trump, në një letër dërguar kryeministrit shqiptar Edi Rama, i ka kërkuar që të nënshkruajnë një memorandm për sigurinë ...
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot formulën e re të propozuar nga maxhoranca. nen për nen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pas mosdakordësisë dje në...
TIRANE– Qeveria e Kosovës tashmë është në Tiranë, aty ku po zhvillon mbledhjen e gjashtë në ambientet e Pallatit të Kongreseve me Qeverinë Shqiptare.Hoti e ka z...
TIRANË- Përfundon mbledhja në Pallatin e Kongreseve mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë takim u nënshkruan 14 marrëveshje, mes të cila...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare u shpreh se të dy vendet do të kenë...
TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve po mbahet mbledhja mes dy qeverivë asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Teksa mbanin fjalën e tyre, në xhaketat e dy kryeminist...
TIRANE- Presidenti Ilir Meta parashikoi se kryeministri Edi Rama nuk e merr dot mandatin e tij në rast se listat hapen. Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazet...