Politike

‘Po rrënon vendin’/ Rama i kthehet akuzave të Metës: Kemi fituar arbitrazhe, deri tani s’kemi humbur (Thirrja për gaze

2 Tetor 2020, 12:24 Nga DOSJA
‘Po rrënon vendin’/ Rama i kthehet akuzave të Metës:

TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu tha gjatë konferencës që mbajti për mediat pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, se është akuzuar nga presidenti i vendit se ka humbur në arbitrazh.

Kreu i qeverisë mohoi akuzat për humbjet në Arbitrazh, duke theksuar se Shqipëria ka fituar procese dhe nuk ka asnjë humbje deri më sot.

Kemi fituar procese në Arbitrazh, por nuk kemi humbur asnjë proces deri në këto momente. Dhe deri më sot që flasim nuk kemi asnjë process në Arbitrazh të përfunduar ku në të kemi humbur. Dhe kemi skuadra të përbashkëta të avokaturës së shtetit që punojnë për t’i zmbrapsur këto vendime që janë të natyrës paraprake “- u shpreh kreu i qeverisë.

Më pas Rama kërkoi që gazetarët të bënin dhe verifikime për të parë se nëse është ashtu siç ai pohon.

Se mirë ata që e kanë detyrë të mos ia kërcasin kokoshkës. Por iu të paktën bëni verifikime. Kemi fituar albitrazhe po, por nuk kemi humbur deri më tani që po flasim. Dhe vazhdojnë përpjekjet në rrugë legale. Dhe ka një rregull të artë dhe të detyrueshëm për çdo shtet. Nuk duhen bërë komente sipas ligjit, sepse konsiderohen shkelje të procesit. Llogariteni vetë tani’- tha Rama.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 11:50

TIRANE-Monika Kryemadhi ka një ‘mision’: që të lutet për shëndetin e Melania dhe Donald Trump, të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19.Themi këtë pa...