Politike

Trump bëri thirrje për hapjen e ambasadës në Jeruzalem/ Rama refuzon Presidentin e SHBA: Për politikën e jashtme, ndjekim

2 Tetor 2020, 12:14 Nga DOSJA
Trump bëri thirrje për hapjen e ambasadës në Jeruzalem/ Rama

TIRANË– Pas mbledhjes së 2 qeverive, kryeministri Edi Rama deklaroi se ndjek linjën e BE-së, sa i përket politikës së jashtme. Rama theksoi se edhe pas thirrjes së Donald Trump për hapjen e një ambasade në Jerulazem, Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë linjën e Bashkimit Europian.

PJESË NGA KONFERENCA PËR SHTYP:

PYETJE: Dilni nga nisma 17+1 tha Trump, do ta pranoni listën për debat nga Basha?

Rama: Kryeministri i Kosovës nuk është i huaj, por është mik dhe unë i qëndroj besnik asaj që kam thënë që në krye të herës. Në praninë e miqve nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Kur vjen një vëlla nga jashtë, nusja nuk i tregon çfarë hallesh ka me vëllain e vjehrrës. Sa i përket pyetjes tjetër, unë jam i kënaqur që presidenti i SHBA në kohë 1001 sfidash dhe punësh ka gjetur kohën për të më shkruar mua, jam i kënaqur për vlerësimin e tij për rolin tim. SHBA është pikë referimi e palëvizshme për ne. Por ne dëgjojmë, respektojmë dhe vendosim në bazë bindjesh. Harmonia e plotë mes meje dhe presidentit të SHBA, mbi 5G është bindje nga ana ime. Nuk është imponim nga ana e tij apo nga SHBA. Kohë më parë as më është kërkuar dhe imponuar nga DASH. Izraeli njohu Kosovën. Një sukses që vetëm për të cilin Kosova meritojnë heshtjen e atyre që flasin dhe nuk dinë çfarë flasin. Është thyerja e një barriere të paimagjinueshme. Është meritë e Trump por është aftësia për të qënë në kohën e duhur. Një fakt: Shqipëria deri më tani që po flasim, qysh se ka hyrë në proceset e integrimit, mbetet i vetmi vend që nuk ka lëvizur në asnjë rast nga vija e dakordësuar e BE me politikën e jashtme. Jo vetëm sa kam unë kryeministër por edhe më parë.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 11:50

TIRANE-Monika Kryemadhi ka një ‘mision’: që të lutet për shëndetin e Melania dhe Donald Trump, të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19.Themi këtë pa...