Politike

2 Tetor 2020, 11:50 Nga DOSJA

TIRANE-Monika Kryemadhi ka një ‘mision’: që të lutet për shëndetin e Melania dhe Donald Trump, të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19.

Themi këtë pasi në muajin gusht, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar se nuk ekziston COVID-i e se kush beson në Zot do të jetojë i lumtur pa COVID. Mirëpo duket se Monika do duhet të lutet për shëndetin e Trump dhe Melania pasi këta të fundit janë me koronavirus.

Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për një shërim të shpejtë për Zonjën e Parë Melania Trump dhe Presidentin e SHBA Donald Trump. ????@FLOTUS @realDonaldTrump  @USAmbAlbania’– shkruan Kryemadhi në Twitter.

Melania është e besimit katolik e duke qënë se beson në Zot, duhet që Monika të rishikojë dhe një herë deklarata që jep në media.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald trump melania trump monika kryemadhi donald trump melania trump monika kryemadhi

Sondazh

Poll