Politike

Rama jep lajmin: Do shkoj në Kosovë për të nënshkruar marrëveshjen për doganën e Durrësit

2 Tetor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Rama jep lajmin: Do shkoj në Kosovë për të nënshkruar

TIRANE– Pas mbledhjes në tryezën e rrumbullakët të dy qeverive në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama doli në një konferencë për mediat aty ku zbuloi se pas disa javësh do të shkojë në Kosovë.

Si çështje e rëndësishme e vizitës që do të zhvillojë në shtetin fqinj, Rama tha se do të jetë Dogana e Durrësit e cila do të nënshkruhet nga të dyja palët si marrëveshje për ta kaluar atë në një port të Kosovës.

Duhet të hapim atë që mund të hapim, që është hapësira mes nesh. BE nuk ka alternativë. Shpallja e luftë me Twitter dhe Instagram në emër të flamurit dhe Ismail Qemalit. Janë pjesë e një farse që ka të bëjë me fantazmat e të shkuarës kur problemet dhe hallet janë të tjera. Nuk i ngushëllojmë duke krijuar iluzione luftrash. Për pak javë do të vizitoj kryeministrin me një delegacion modest për të firmosur marrëveshjen që e kalon doganën e Durrësit në një port të Kosovës.’- tha para mediave kryeministri i vendit.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dogana e durresit edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 dogana e durresit edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020

Sondazh

Poll