Politike

5G/ Trump letër Ramës: Të nënshkruajmë memorandumin për sigurinë! Kryeministri ia jep përgjigjen pozitive nga mbledhja e

2 Tetor 2020, 11:28 Nga DOSJA
5G/ Trump letër Ramës: Të nënshkruajmë memorandumin

TIRANË– Presidenti amerikan Donald Trump, në një letër dërguar kryeministrit shqiptar Edi Rama, i ka kërkuar që të nënshkruajnë një memorandm për sigurinë e rrjetit 5G.  Ndër të tjera në letrën e tij, dërguar Ramës, Trump e falenderonte për qëndrimin që qeveria shqiptare kishte mbajtur larg qëndrimit të Kinës. Ndërkohë që inkurajonte Shqipërinë që të zhvendosjë ambasadën në Jeruzalem.

I dashur Z. Kryeministër: Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.  Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem,“- shkruhet në letrën nga Trump. 

Por nuk vonoi shumë dhe përgjigjen pozitive të letrës Rama e dha  në mbledhjen mes dy qeverive Shqipëri- Kosovë në Tiranë, ku u shpreh se oferta në rajon ishte e dyshimtë dhe se do të prisnin për të një rrjet më të sigurtë.  Megjithatë numri një i qeverisë u tërhoq për zhvendosjen e ambasadrës në Jeruzalem, duke bërë me dije se do të eci në të njëjtën linjë me politikat e BE-së.

“Dua të rikonfirmoj qëndrimin që vendet e rajonit duhet të shohin perspektivën e një zhvillimi të teknologjisë 5G të bazuar në një rrjet të sigurt dhe duhet të synojnë alternativën e duhur. Vendet e rajonit tonë duhet të shohin prespektivën e zhvillimit të rrjetit 5G si rrjet të sigurt në çdo aspekt. Duhet të synojnë alternativën e duhur të ofertës që ekziston sot. Për sa na takon sot si Shqipëri është një ofertë e dyshimtë.  Duam ta çojmë përpara të një integrimi jo vetëm të rrjeteve tona,” – tha Rama.

Trendi më i ri është rrjeti 5G që do të sjellë shumë risi në përdorimin fleksibël të internetit. Fillimisht në Shqipëri rrjeti 5G u promovua nga vetë qeveria dhe kryeministri Edi Rama, por mesa duket planet kanë ndryshuar. Nga SHBA ka pasur deklarata të cilat kërkonin kujdes me implementimin e teknologjive të tjera, duke nisur edhe një fushatë kundër Kinës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald trump mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 rrjeti 5g rrjeti 5g ne shqiperi donald trump mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 rrjeti 5g rrjeti 5g ne shqiperi

Sondazh

Poll