Politike

Miratohet formula e re e PS! Pragu elektoral zbret në 1%, propozimi me herësin jo më të madh se 10 mijë vota dhe rirenditje

2 Tetor 2020, 09:18 Nga DOSJA
Miratohet formula e re e PS! Pragu elektoral zbret në 1%, propozimi me

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot formulën e re të propozuar nga maxhoranca.  nen për nen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pas mosdakordësisë dje në Këshillin Politik, Partia Socialiste u mblodh sot në një mbledhje e cila nisi me tone të forta, për shkak të mosinformimit për amendamentet shtesë që kishte dorëzuar Damian Gjiknuri. Socialistët ishin të vendosur për të vijuar me diskutimin me nenet në Kodin Zgjedhor.

Por me kërkesën e të gjithë anëtarëve të opozitës parlamentare, mbledhja është ndërprerë. Me rinisjen e seancës, opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen. Deputetja Rudina Hajdari, e cila foli në emër të grupit të deputetëve të opozitës, tha se këto janë truke dhe hile të PS, por asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me listat. Ajo e quajti këtë ‘ofendim’ për të gjithë shqiptarët, dhe doli nga Kryesia e Kuvendit. Bisedimet vijuan më tej vetëm me socialistët, por i pranishëm ishte edhe Myslim Murrizi.

Socialistët miratuan koalicionet me listë unike dhe po ashtu edhe garimin e kryetarit të partisë në 4 qarqe. Të hënën ky draft kalon në Kuvend.

Por çfarë përmban drafti dhe formula e re që u propozua nga Partia Socialiste në Komisionin e Ligjeve?

Bëhet fjalë për disa amendamente shtesë në draftin e dorëzuar më herët nga PS përndryshimet në Kodin Zgjedhor. Propozimi i ri, sjell uljen e pragut elektoral për subjektet nga 3% që ishte në draftin e parë, në 1%. Ndryshimi i dytë i PS, lidhet me shpërndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve. PS thotë se renditja e kandidatëve në lista, ndryshe nga sa ishte, do të sjellë një ndryshim të renditjes së kandidatëve, nëse emri në listë ka marrë një numër votash më të madh se herësi, por jo më shumë se 10 mijë të tilla.

Ndryshimi i tretë lidhet me thyerjen e listës. Kështu, sipas socialistëve, pjesa e parë e listës, e njohur si “lista e kryetarit”, do të përkojë me numrin e mandateve, por do të rirenditet sipas votave preferenciale. Që do të thotë, se kandidati me më pak vota del në fundin e listës së parë që zgjidhet nga mandatet, e më pas rirenditet pjesa e poshtme e listës sipas votave preferenciale. Nëse pjesa e poshtme e listës, ka më shumë vota se herësi, atëherë kandidati thyen listën e kryetarit dhe i zë vendin kandidatit të fundit në këtë listë. Ndërsa në amendamentin e fundit, PS gjithashtu propozon që kryetari i partisë, ose partitë e koalicionit, mund të regjistrohet në 4 zona zgjedhore në të njëjtën kohe, dhe në fund mund të zgjedhë me dëshirë, zonën ku do të marrë mandatin. Por edhe pse kanë plotësuar kështu disa nga kërkesat e opozitës së re, siç është pragu, por jo hapja 100% e listave, PS po ashtu nuk tërhiqet nga ndalimi i koalicioneve të vjetra.

Kjo mbledhje u shty tri ditë më parë, për t’i lenë hapësirë bisedimeve në Këshillin Politik, të cilat sërish dështuan, pasi palët nuk bien dakord për listat dhe koalicionet. PD kërkon hapje 100% dhe jo renditje preferenciale të kryetarit, e po ashtu edhe mosprekjen e koalicioneve. Një ekspertizë e OSBE/ODIHR, kërkohet prej dy javësh nga opozita por ende PS nuk bindet për të kërkuar “ndihmë” tek ndërkombëtarët.

(f.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike amendamentet e ps per listat damian gjiknuri mbledhja tek ligjet 2 tetor 2020 rudina hajdari amendamentet e ps per listat damian gjiknuri mbledhja tek ligjet 2 tetor 2020 rudina hajdari

Sondazh

Poll