Politike

‘Nuk guxon njëri në Beograd që të çohet’/ Rama kapet me “patriotët”: E kam shpjeguar por kur flet me murin…

2 Tetor 2020, 12:26 Nga DOSJA
‘Nuk guxon njëri në Beograd që të çohet’/

TIRANE– Edi Rama është pyetur në lidhje me bashkëpunimin me Kosovën, për 5G si dhe roaming. Mirëpo kreut të qeverisë nuk i ka pëlqyer aspak pyetja duke iu drejtuar gazetarit se e ka shpjeguar një herë.

Vendet si Shqipëria e kanë të domosdoshme që të hapen u shpreh Rama pasi do duhet të zgjerohen. Ai shtoi se mendimi se duhet të mbyllemi është shumë i gabuar.

Unë jam antiproteksionist i bindur dhe i vendosur. Për më tepër në vende si tonat. E kanë të domosdomshme që të hapen dhe të zgjerohen. Por gabimi që bëhet shpesh është mendimi që të mbyllemi. Hamë domate dhe patate tonat, dhe të vëmë embargo për vendet që nuk na pëlqejnë. Ne do të zbatojmë katër liritë. Sot folën për heqjen e kufirit, dhe nuk guxon njëri në Beograd që të çohet dhe të thotë Shqipëria e madhe, se është projekt rajonal. E kam shpjeguar këtë por kur flet me murin, flet me murin. Pse e lini serbin të dalë në det? Pse këta e kishin kapur mos të dilte në det. Të themi nuk i pranojmë mallrat se kanë COVID patriotik. Më kujtohet at Gjergj Fishta: Si janë shqiptarët? Siç i do armiku!“- u shpreh Rama.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 11:50

TIRANE-Monika Kryemadhi ka një ‘mision’: që të lutet për shëndetin e Melania dhe Donald Trump, të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19.Themi këtë pa...