Politike

‘O sa mirë me qenë shqiptar’/ Ministri i Qeverisë së Kosovës zbulon pritjen që iu bë në Tiranë

2 Tetor 2020, 11:08 Nga DOSJA
‘O sa mirë me qenë shqiptar’/ Ministri i Qeverisë

TIRANE– Qeveria e Kosovës tashmë është në Tiranë, aty ku po zhvillon mbledhjen e gjashtë në ambientet e Pallatit të Kongreseve me Qeverinë Shqiptare.

Hoti e ka zbuluar në rrjetet sociale momentin kur është nisur me delegacionin e tij me autobus. Ministrat e Hotit gjithashtu kanë dhënë përshtypjet e tyre se si ishte rruga për në Tiranë.

Besian Mustafa, ministri i Bujqësisë së Kosovës ka postuar në ‘Facebook’ se në kryeqytet i kanë pritur me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Tirana sot e mbushur me flamurë kosovarë dhe shqiptarë. O’ sa mirë me qenë shqiptar!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 mbledhja e dy qeverive në tiranë pritja qe iu be hotit ne tirane avdullah hoti mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 mbledhja e dy qeverive në tiranë pritja qe iu be hotit ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 10:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe fjalët e ëmbla në tryezën e rrumbullakët që shenjoi mbledhjen e gjashtë të qeverive, Shqipëri-Kosovë....