Politike

Lufta me COVID-19/ Manastirliu: Do të kemi shkëmbin reciprok të stafeve mjekësore, si dhe një platformë për ndarjen e inf

2 Tetor 2020, 10:54 Nga DOSJA
Lufta me COVID-19/ Manastirliu: Do të kemi shkëmbin reciprok të

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare u shpreh se të dy vendet do të kenë një bashkëpunim të ngushtë, sa i përket luftës me COVID-19. Ndër të tjera ajo  theksoi se do të ketë shkëmbin reciprok të stafeve mjekësore mes dy vendeve, si dhe një platformë për ndarjen e informacionit.

“Marrëveshja që nënshkruajmë sot sjell një bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve. Do të kemi edhe shkëmbim reciprok mes stafeve, apo pacientëve, ofrimin e shërbimeve shëndetësore nga mjekët e dy vendeve për zonat kufitare, krimijin e plaformës për ndarjen e informacioneve dhe hetim epidemikolgijik për të dy vende. Këto janë masa të ndërsjellta që do të merren në muajt në vijim. Do të kemi edhe asistencë në pasije mjekësore, në mediakmete. Kemi një objektiv të përbashkët për kujdesin shëndetësor të dy vendeve.’, u shpreh ministrja Manastirliu.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 ogerta manastirliu mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 10:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe fjalët e ëmbla në tryezën e rrumbullakët që shenjoi mbledhjen e gjashtë të qeverive, Shqipëri-Kosovë....