Politike

Heqja e barrierave, Rama: Porti i Durrësit do shndërrohet në defacto edhe në të Kosovës

2 Tetor 2020, 09:34 Nga DOSJA
Heqja e barrierave, Rama: Porti i Durrësit do shndërrohet në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen sotme mes dy qeverive ka deklaruar se Porti i Durrësit do shndërrohet defacto një port edhe për Kosovën. Ai theksoi se më tej se Porti i Durrësit duhet të kthehet në një port strategjik për të gjithë rajonin.


 Fjala e Ramës: 

Porti i Durrësit do shndërrohet në defacto edhe të Kosovës. Do të trajtohet si hyrje në Kosovë. Është hap i rëndësishëm që porti i Durrësit të kthehet në port strategjik, edhe në rajon. E kam konstatuar si fakt edhe në marrëveshjen që u nënshkrua në SHBA. Me këtë marrëveshje do të mundësojmë kryerjen e kontrolleve të përbashkëta. Kriza e shkaktuar nga pandemia nxorri në pah, jo vetëm dobësitë por edhe pikat e realitetit. Faktet në kohën që jetojnë kanë shumë pak peshë në sytë dhe veshët e njerëzve se lajmet e rreme. Edhe për këtë fakt pak kush e ka marrë mundimin të flasë. Që si rezultat i heqjes së barrierave është shënuar një rritje e shkëmbimeve tregtare në një klimë jofavorizuese. Vitin e kaluar 305 milionë euro ishte shifra më e lartë e shkëmbimeve mes dy vendeve. Pika e Morinës ka funksionuar gjithë kohën gjatë pandemisë dhe ka funksionuar për të shkëmbyer mallrat. Pika tjetër që dua t’i vendos theks është ndërlidhja dixhitale dhe hekurudhore. Sigurisht që ky hap do të kërkojë kohën e tij për t’u materializuar por shkon në paralel me atë që po realizojmë; një port të përbashkët dhe në funksion të rajonit, i cili e kërkon një lidhje përfshirë dhe hekurudhën. Nisim pas një Odiseje të gjatë, ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

K.M/J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e 2 qeverive në tiranë edi rama mbledhja e 2 qeverive në tiranë

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 09:29

TIRANË- Nis mbledhja mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama tha se duhet të hiqet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai theksoi se...