Politike

1 Tetor 2020, 11:18 Nga DOSJA

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në nënstacionin e energjisë në Kombinat, deklaroi se Shqipëria është në Europë. Kreu i qeverisë tha se çdokush mund t’a kritikojë qeverinë, por fakt është se ajo ka shtruar rrugën për në Europë. Ai shtoi më tej se qeveria ka bërë shumë, nëse bëhet një krahasim me 7 vite më parë.

“Ata janë në të drejtën e tyre kur kritikojnë dhe bëjnë zgjedhjen e tyre kur shajnë. Të flasim për defiçencat që kemi në të ardhmen, por në raport me të shkuarën nuk kemi fjalë. Si mund të flasin njerëzit, në këto 7 vite e rënuar këtë popull, e keni larguar këtë popull.  Para 7 vitesh ne nuk ishin fare në Europë, ne jemi një vend me probleme, por jemi në  Europë, jo për çfarë kemi bërë por ne rrugën që kemi hapur. Sigurisht është rrugë e gjatë, por ne e kemi hapur rrugën, me testet e shkollave, sistemin shëndetësore, me rrugët që kemi bërë, kemi thithur fonde europiane për bujqësinë, me gjithë sektorin e infratrukturës dhe energjisëe me radhë. Ne jemi në Europoë, një vend me halle, një vend me sfida, por jemi në Europë, por kemi jo pak nesër për t’ja dalë duhet të merren për dore. Por para 7 vitesh ne ishin në një pikë në botë që nuk e gjenim dot.”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë ditët e fundit ka nisur edhe një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha për ekonominë e vendit. Të martën, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi një plan me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. Disa orë më vonë, i pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk pranoi të përgjigjet për propozimet, por ironizoi duke e quajtur kryedemokratin “shalqi me provë“, ndërsa Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, “shalqinj të provuar disa herë“. Kjo solli një përplasje në distancë mes tyre, ku edhe dje në Vorë edhe sot në Durrës, Basha kërkon nga qeveria plotësimin e 5 pikave për qytetarët dhe heqjen dorë nga “palaçollëqet”, referuar replikave të kryeministrit. Ky i fundit tha sot se plani i PD-së për ekonomisë është “tramvaj me shalqinj”. Sakaq, nuk ka munguar edhe një reagim nga presidenti Ilir Meta,i cili ia hedh fajin opozitës për këtë situatë, pasi thekson se ai la fushën bosh Ramës, për të marrë të gjitha pushtetet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama në kombinat edi rama rama në kombinat

Sondazh

Poll