Politike

‘Edi Rama do një Shqipëri të Madhe!’/ Mediat serbe i “sulen” kryeministrit: Edhe Kosova ishte shënuar si shqiptare.

1 Tetor 2020, 10:55 Nga DOSJA
‘Edi Rama do një Shqipëri të Madhe!’/ Mediat serbe i

BEOGRAD– Media serbe “Alo!” ka publikuar një shkrim kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e akuzuar se po “vjedh” historinë e fqinjëve për të krijuar atë që quhet “Shqipëria e Madhe”. Ata i kanë dhënë bujë lajmit të postimit të kryeministrit për kanionin e Lesnicës, duke e akuzuar se të njëjtën gjë ka bërë edhe me Serbinë, duke i marrë Kosovën, manastiret dhe kishat ortodokse. Ata e akuzojnë kreun e qeverisë shqiptare se e sheh rajonin e Ballkanit si territorin e tij, ku mund të zgjasë dorën dhe të marrë gjithë çfarë i pëlqen për të përmbushur “egon” shqiptare.

ARTIKULLI I PLOTË I MEDIAVE SERBE:

Kryeministri shqiptar Edi Rama prezantoi në Facebook bukuritë natyrore të Maqedonisë Veriore – Kanionin e Lesnicës, si pjesë e Shqipërisë dhe vazhdoi traditën e përvetësimit të gjithçkaje që u pëlqen shqiptarëve. Për vite me radhë, Shqipëria ka “hedhur një sytë” pa sukses në territoret e fqinjëve të saj, duke u përpjekur që t’u marrë trashëgiminë kulturore, fetare dhe figurat historike, duke i injoruar të gjitha faktet.

Kohët e fundit, “Koha” (media në Prishtinë) njoftoi se manastiret dhe kishat ortodokse nga periudha e Nemanjiç nuk i përkasin Serbisë, por se gjoja “trashëgimia e lashtë e tyre është shqiptare”. E gjitha ishte vetëm një vazhdim i mashtrimit të filluar disa muaj më parë nga televizioni shqiptar “Top Channel” në dokumentar në të cilin trashëgimia kulturore serbe në Kosovë deklarohej shqiptare dhe Serbia akuzohej për vjedhjen e historisë shqiptare. Pas reagimit të palës serbe, se këto janë vendet e shenjta të Kishës Ortodokse Serbe dhe pjesë e trashëgimisë kulturore të Serbisë, dhe se ato do të qëndrojnë të tilla, pala shqiptare hesht.

ENDRRA për një “Shqipëri të Madhe” është një histori e veçantë

Harta e “Shqipërisë së Madhe” ishte në faqen e parë të librit shkollor të gjeografisë në vitin e fundit të shkollës së mesme në Shqipërisë, në vitin 2013. Harta përbëhej nga territore në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Greqi. Përveç Kosovës, zona e Bujanocit dhe Preshevës ishte shënuar si shqiptare. Dhe ndërsa shqiptarët fantazojnë për ëndrrën e tyre të madhe, ata e trajtojnë Ballkanin sikur mund të marrin gjithçka dhe ta trajtojnë si të tyren. Sidoqoftë, nga faktet, ata nuk mund të fshehin gjithçka që u përpoqën të vidhnin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kanioni i lesnicës mediat serbe per ramen edi rama kanioni i lesnicës mediat serbe per ramen

Sondazh

Poll