Politike

Gjiknuri zbulon ofertën e PS për opozitën në KP: Pranoni ndryshimin e koalicioneve sipas shembujve tanë dhe diskutojmë pë

1 Tetor 2020, 09:58 Nga DOSJA
Gjiknuri zbulon ofertën e PS për opozitën në KP: Pranoni

TIRANE- Damian Gjiknuri, përfaqësues i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, është shprehur sot në mbledhjen e KP se opozita po kërkon arsye për të mos patur kompromis. Gjiknuri thotë se koalicionet janë bazuar në modelin evropian, dhe se kërkesa për të marrë ekspertizën e OSBE/ODIHR rrezikon një krizë kushtetuese.

Pjesë nga qëndrimi i Gjiknurit në KP:

Nuk mund të diktohet procesi i Reformës nga kërkesat tuaja. Në emailin tuaj, më shumë kërkoni sebep për të mos gjetur kompromis dhe kërkoni të imponoheni. Sipas jush, kompromis është vetëm ajo që kërkoni ju. Propozimet tona janë të bazuara në praktikat evropiane dhe nuk është se kemi bërë shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve është pikërisht qëndrim i yni, i bazuar në praktikat evropiane. Kërkesa juaj për ODIHR, është për të zvarritur procesin dhe futur në krizë kushtetuese vendin. Unë jam i hapur për kompromis për çështjet e tjera, nëse ju deklaroni se do të pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj që disa në fakt i keni dhënë dhe ketu. Nuk pranojme të na diktohet konsensusi me kërkesa vetëm të njërës palë. Që të mbahet peng gjithçka vetëm nga formulimi për koalicionet, kjo është taktikë e juaja për të çuar në pengimin e zbatimit të Kushtetutës.

Oferta jonë është të pranojmë formulën e koalicioneve sipas shembujve të vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista të hapura. Më pas për çështjen e listave dhe pragut hajdeni të diskutojmë. Ne i qëndrojmë propozimit tonë për listat por megjithatë hajdeni te ulemi dhe të punojmë për të gjetur kompromis. Tentativa që konsensusi të quhet imponim vetëm i njerës pale është i papranueshëm për mazhorancën.

Lajmi kryesor: Nis mbledhja në KP/ Bylykbashi: PS po bllokon konsensusin për “Zgjedhoren”. Gjiknuri: Oferta jonë është për listat dhe pragun, s’negociojmë koalicionet! (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mbledhja e kp 1 tetor 2020 damian gjiknuri mbledhja e kp 1 tetor 2020

Sondazh

Poll